Ditë zie në Kosovë për 10 viktimat e tragjedisë në Kroaci

Kosova mban sot zi për 10 viktimat që humbën jetën në Kroaci, ku autobusi me të cilin ishin nisur drejt Kosovës, doli nga rruga dhe u përmbys.

Pas aksidentit të djeshëm presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të hënën e ka shpallur ditë zie shtetërore. Në nder të viktimave sot institucionet e Kosovës kanë ulur flamurin në gjysmështizë. Edhe flamujt në objektin e Qeverisë, Kuvendit dhe Komunës së Prishtinës janë ulur në gjysmështizë.

Autobusi me 67 udhëtarë përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Kosovë, ndërsa herët në mëngjesin e së dielës doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.

Gjatë orëve të mbrëmjes të dielën edhe kryeministri i vendit Albin Kurti së bashku me disa prej ministrave kanë arritur në Kroaci ku dhe kanë vizituar të lënduarit e aksidentit. Ndërkohë kryeministri i Kroacisë është zotuar se qeveria e tij do të mbulojë shpenzimet e të plagosurve në spitale.

auto 1188387

Artikulli paraprakKrim në familje, vritet kryefamiljari nga bashkëshortja dhe vajza e tij
Artikulli tjetërE fundit rrugë e mërgimtarit