Zyra e Delegacionit të BE në Shqipëri ka reaguar në lidhje me raportin final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.
Në njoftim thuhet se u konfirmuan shqetësimet në lidhje me keqpërdorimin e burimeve shtetërore apo funksioneve zyrtare nga partia në pushtet dhe figura të tjera publike.
“Raporti përfundimtar ofron rekomandime për të përmirësuar kuadrin zgjedhor në #Shqipëri në linjë me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike. Ne nxisim Parlamentin e ri të angazhohet në një dialog konstruktiv për të trajtuar rekomandimet si çështje me përparësi në legjislaturën e ardhshme, si dhe për ta përshtatur kornizën ekzistuese ligjore shumë kohë para zgjedhjeve të ardhshme”, thuhet në reagim
Po ashtu, BE thotë se nxit autoritetet kompetente shqiptare të përfundojnë hetimet dhe procedimet mbi pretendimin për blerje së votës dhe rrjedhjen e informacioneve personale sensitive.
Reagimi i plotë
Raporti përfundimtar të Misionit të Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, i cili u zhvillua të dielën, më 25 prill, konfirmon se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga administrata zgjedhore dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i reformuar, mbikëqyri procesin zgjedhor në një mënyrë transparente, duke gëzuar besimin e palëve të interesuara.
Raporti konfirmon gjithashtu shqetësimet në lidhje me keqpërdorimin e burimeve shtetërore apo funksioneve zyrtare nga partia në pushtet dhe figura të tjera publike.
Raporti përfundimtar ofron rekomandime për të përmirësuar kuadrin zgjedhor në #Shqipëri në linjë me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike. Ne nxisim Parlamentin e ri të angazhohet në një dialog konstruktiv për të trajtuar rekomandimet si çështje me përparësi në legjislaturën e ardhshme, si dhe për ta përshtatur kornizën ekzistuese ligjore shumë kohë para zgjedhjeve të ardhshme.
Ne gjithashtu i nxisim autoritetet kompetente shqiptare të përfundojnë hetimet dhe procedimet mbi pretendimin për blerje së votës dhe rrjedhjen e informacioneve personale sensitive. #BE-ja përsërit angazhimin për të punuar së bashku me Shqipërinë për trajtimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.