Çfarë fshihet përpara infowar në Ballkan
Një luftë e nëndheshme, e heshtur po bëhet në Ballkan. Jo me armë, por me goditje prej fake news, dizinformimesh online, fiushatash propagandistike. Në fushë Rusia dhe Kina, përballë tyre NATO. Ja strategjia.
Historikisht, Ballkani Perëndimor është kompleks dhe i vështirë për t’u lexuar e interpretuar, një problem ky që i ka rrënjët e tij pjesërisht edhe në influencat e shumta që kanë prekur rajonin. Duke filluar nga Perandoria Bizantine, duke kaluar nga dominimi osman dhe hegjemonia austro – hungareze (vetëm sa për të përmendur disa) deri saë vihet në ditët tona, zona është prej shekujsh një kaleidoskop jo vetëm traditash e kulturash, por edhe konfliktesh rajonale e interesash të huaja. Pikërisht për aktorë të huaj, për rolin e tyre dhe për procesin e integrimit euro – atlantik të Ballkanit e të Detit të Zi do të diskutohet në mënyrë të thelluar, në praninë e ekspertëve të kalibrit ndërkombëtar, gjatë konferencës së organizuar nga NATO Foundation “Black Sea and Balkan Perspectives. A strategic region”, që të të mbahet më 28 korrik në Romë. Por cilët janë aktorët kryesorë në skenën ndërkombëtare që po kërkojnë ta rrisin influencën e tyre në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet mjeteve ekonomike, diplomatike dhe të informimit?
Në radhë të parë, e pamundur të mos përmendet Kina. Me sigurimin e statusit të fuqisë së madhe, në vitet e fundit Dragoi ka lëvizur në mënyrë afirmative në skenën ndërkombëtare, duke avancuar interesat ekonomike të tij dhe, me hap të njëjtë, aktivitetet e public diplomacy edhe në Gadishullin Ballkanik.
Nuk është rastësi që kohët e fundit, në neton e pothuajse 15 miliard dollarëve investime kineze të derdhura në Ballkanin Perëndimor midis viteve 2005 e 2019, aktivitetet e informimit të Pekinit në panoramën mediatike të rajonit janë intensifikuar në mënyra të ndryshme: duke i zgjeruar aktivitetet e news agency të tij (si Hsinhua apo China Radio International), duke nënshkruar marrëveshje bilaterale për përhapjen e përmbajtjeve proKinë në vende të ndryshme të zonës, duke dërguar gazetarët e tij për një qëndrim afatmesën e afatgjatë në to. Sië u demonstrua nga gjallëria kineze me shpërthimin e pandemisë, objektivi parësor mbetet ai i paraqitjes si aktor dashamirës dhe interlokutor i privilegjuar në zonë, kryesisht në kurriz të demokracive të mëdha perëndimore dhe të institucioneve euro – atlantike.
Dhe kush përfiton nga këto retorika antiPerëndim është sigurisht Kremlini. Në vitet e fundit Rusia ka demonstruar shumë herë vullnetin dhe aftësitë e saj për të ndërhyrë në hapësirën informative të rajonit. Prania e agjencisë qeveritare Sputnik News (në variantin e saj Sputnik Serbia) dhe të mediave të tjera të financuara nga Moska (Russia Beyond dhe NewsFront, midis të tjerave), bashkuar me karakteristikat kulturore e gjuhësore të zonës, përfaqësojnë pedanën e përkryer të kërcimit për aktivitetet e dizinformimit prorus.
Duke u nisur nga Serbia dhe i lehtësuar nga kanalet dixhitale, informacioni origjinal në serbisht nga mediat prokremlinit përhapet midis Beogradit, Malit të Zi dhe Republikës Srpska të Bosnje – Hercegovinës. Një fluks narrativash (dhe potencialisht dizinformimi) që nuk njeh kufi, në një zonë që ka një total prej rreth 9 milion njerëzish.
Retorikat e lidhura me interesat strategjike të Moskës janë forcuar më tej gjatë pandemisë. Përgjigja e vonuar e Bashkimit Europian ndaj krizës shëndetësore i ka dhënë limfë të re narrativave jodashamirëse ndaj procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian, fajtor që është dobësuar për shkak të përçarjeve të supozuara të brendshme të tij. NATO dhe Shtetet e Bashkuara janë treguar si aktorë armiqësorë për Ballkanin, ndërkohë që shtyhej përpara një aktivitet i vendosur promovimi i superioritetit të vaksinës ruse karshi asaj perëndimore. Paralelisht, mediat proruse provuan të ringjallnin tensione etnike, konflikte të pazgjidhura dhe kontestime rajonale asnjëherë të shuara vërtet. Pikërisht Covid-19 dhe menaxhimi i krizës shëndetësore mund të shërbejë si spunto për institucione euro – atlantike që të zhvillojnë një qasje më propozitive në përballimin e retorikave antiPerëndim. Prej më shumë se 20 vjetësh, NATO me misionin e saj KFOR kontribuon aktivisht për sigurinë e Ballkanit Perëndimor, ku mund të mbështetet edhe tek tri vende aleate.
Në terma ekonomikë, Bashkimi Europian është deri më sot financuesi dhe donatori më i madh i rajonit. Qysh nga fillimi i pandemisë, Bashkimi Europian ka alokuar 3.3 miliard euro për zonën, por kjo paketë e madhe ndihmash ka pasur një rezonancë mediatike mjaft të kufizuar. Për të shmangur që aktorët e jashtëm t’i shfrytëzojnë këto boshllëqe komunikuese, janë të nevojshme fushata informimi robuste, të vazhdueshme dhe kapilare lidhur me inciativat dhe aspektet konkrete e pranisë së Bashkimit Europian e të NATO në zonë, duke përthyer dhe duke e diferencuar mesazhin në raport me kontekstin dhe me target audience. Veç kësaj, promovimi dhe të punuarit përkrah agjencive të shtypit dhe të mediave të pavarura në zonë do t’u siguronte një shikueshmëri më të madhe të dy institucioneve, duke ju garantuar zhvillimin e një ekosistemi mediatik pluralist dhe të ekuilibruar në shkallë lokale.
(Federico Berger është Press & Media Officer dhe Disinformation Analyst pranë NATO Defense College Foundation. Anëtar i programit trajnues Digital Sherlocks të DFRLab të Atlantic Council në Washington DC)
Përgatiti
ARMIN TIRANA