Edhe pse çdo ditë nuk mungon propaganda e Bashkisë së Tiranës për përmirësimine kushteve të transportit urban, duket se situata në terren është komplet ndryshe. Qytetarët ankohen për kushtet në urbane, ku në çdo rast ka vonesa në orare por edhe mungesë të kondicionerëve.
Kryetari i Bashkisë u kujdes pakë ditë më parë për të bërë reklamën perfekte të kësaj flote me dekorin perfekt të autobusëve elektrik, me spektator të ulur në karrige madje duke mos munguar as regjia qendrore e pamjet me dron.
SYRI TV ka bërë një vëzhgim ku urbanët janë të tejmbushur dhe dyert mezi mbyllen. Në pak minuta qëndrim për shkak të kushteve aspak normale një të reje i bije të fikët.
Një prej pasagjereve që ishte e pranishme në momentin që e reja nuk është ndjerë mirë shprehet se kushtet në urban dhe temperaturat e larta kane ndikuar ne gjendjen e saj.
Ndërkohë urbani ka ndaluar në stacion në pritje të ambulancës e cila erdhi 30 minuta më pas.
Nga ana tjetër të moshuarit shprehen se paguajnë për një shërbim i cili ju kthehet në formën më skandaloze, qytetari sugjeron që bashkia të kryej më shumë inspektime për të rritur cilësinë e shërbimeve pasi autobusët i përdorin të moshuar të cilët kanë sëmundje bashkëshoqëruese
Urbanët e amortizuar po vështirësojnë çdo ditë jetën e qytetarëve të cilët nga pamundësia për të zgjedhur transport tjetër detyrohen të presin shumë kohë në stacion dhe fluks të lart në brendësi.
Janë vetëm 20 autobus ‘Go Green’ që do të jenë për linjën e Unazës së Madhe ndërkohë situate mbetet po e njëjtë në 15 linjat aktuale.