Kryemashtruesi Veliaj ka frikë të përballet me Bashën në gjyq, nuk paraqitet në seancë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbërritur mëngjesin e sotëm në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku do të shqyrtohet padia për shpifje që ai ka bërë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Burime bëjnë me dije se seanca është shtyrë për shkak se, Veliaj nuk ka qenë i pranishëm, ndërsa kreu i PD ka kërkuar ballafaqim me të.

Me kalimin e shqyrtimit të padisë penale për shpifje në GJKKO, Basha ka refuzuar të pajtohet dhe gjyqi për kallzimin penal për shpifje ndaj Veliaj do të vijojë në 24 shtator.

Përfaqësuesi i ligjor i kryetarit të PD, Indrit Sefa tha se, Basha ka refuzuar që të pajtohet me kryebashkiakun e Tiranës.

“Procesi gjyqësor ka të bëjë me kërkesën e zotit Basha në lidhje me kërkesën penale si viktimë akuzuese ndaj zotit Erion Veliaj në kuadër të kërkesave që kemi ngritur më përpara. U zhvillua seanca e parë, seanca e pajtimit, ku zoti Basha erdhi vetë personalisht dhe deklaroi se, nuk ka asnjë vullnet për t’u pajtuar me të akuzuarin Erion Veliaj”, tha avokati.

Ishte Gjykata e Lartë ajo që vendosi që padia për shpifje ndaj Veliajt të hetohej nga Gjykata e Posaçme, dhe jo nga Gjykata e Tiranës.

Të gjitha akuzat për shpifje të cilat bëhen për zyrtarët e lartë do të hetohen nga SPAK dhe do të gjykohen nga GJKKO.

Kujtojmë se në tetor të vitit 2020, PD paditi Veliajn në Gjykatën e Tiranës, duke argumentuar se Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, që lidhen me pasurinë e Bashës, akuza të cilat, sipas PD janë bërë me qëllim që t’i dëmtojnë imazhin kryedemokratit.

Artikulli paraprakVritet 30-vjeçari në Lushnje, plagoset babai i viktimës dhe dy djemtë, zbulohet shkaku i krimit
Artikulli tjetërMafia dhe korrupsioni po e vdesin Fierin, Tabaku: Është koha që Rama, Ahmetaj dhe Gjiknuri të hetohen