Rama mohon përpara Vuçiç ndihmën e Kosovës për tërmetin në Durrës (Foto)

Në krah Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev, kryeministri Edi Rama ka mohuar sot ndihmën e parë që erdhi nga Forcat Speciale të Kosovës në 26 nëntor kur vendi ynë u godit nga tërmeti tragjik. Forcat nga Kosova që mbërritën në Thumanë ende pa lindur dielli duket se nuk janë parë nga kryeministri, i cili sot u shpreh se ndihma e parë na erdhi nga Serbia.

Këto janë pamjet që rikthyen shpresën se nga rrënojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit do të nxirreshin të mbijetuarit, të cilët i luteshin zjarrfikësve shqiptarë për t’i nxjerrë, të cilët e kishin të pamundur për shkak të mungesës së mjeteve.

Me urdhër të kryeministrit të kohës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Forcat speciale të Kosovës kaluan kufirin shqiptar ende pa zbardhur dielli, siç e tregojnë edhe këto pamje.

11 4

3 12

223

Artikulli paraprakTenori i madh i Kosovës, letër Ramës: Psikopat, s’të lejojmë që me thundrën tënde të pistë të shkelësh mbi gjakun e fëmijëve dhe dëshmorëve tanë
Artikulli tjetërFalimenton Hekurudha! Ka 5 dite që treni i mallrave nuk punon, pasi shteti s’ka naftë