Kapet 7.25 kg kokainë në portin e Durrësit, sërish në kontenierë

7.25 kg kokainë u kapën gjatë ditës së sotme në Portin e Durrësit. Burime nga policia bënë të ditur se droga u kap në kontenierët me banane të kompanisë ‘Alba Exotic Fruit’.

Sipas gazetares Klodiana Lala, fillimisht pati sinjalizime dhe më pas Policia zhvilloi kontrolle për disa orë në konteinerët e kompanisë.

Droga vjen nga Amerika Latine, teksa deri tani nuk ka të dyshuar apo të arrestuar.

Kjo është hera e katërt që kjo kompani vihet në shënjestër të operacioneve policore, teksa kjo është hera e tretë që i kapet kokainë në konteiner.

1 32

Artikulli paraprakKatastrofa në Fier, reagon PD: Mafia e inceneratorëve po shkakton një dëm katastrofik për shëndetin e qytetarëve
Artikulli tjetërRama shpërfill Gjykatën Kushtetuese, nxjerr VKM për t’i falur Veliajt pronën e Teatrit Kombëtar