Çfarë bisedoi trajneri i PSG me Mbappe, do të qëndrojë apo do të largohet?

Kylian Mbappe vazhdon të jetë temë diskutimi. Është raportuar vazhdimisht se nuk dëshiron të rinovojë kontratën, ani pse ditë më parë dha sinjale pozitive se dëshiron të fitojë Champions Leaguen me Paris Saint Germain.

Trajneri Mauricio Pochettino, tani e ka pranuar se ka biseduar për të ardhmen me Mbappen, nuk ka treguar asgjë se çfarë kanë diskutuar.

“Mbappe se s’do të rinovojë? Këto janë biseda private. Por në asnjë rast Mbappe nuk ka folur me mua për atë. A mund ta imagjinojmë që ai të largohet si lojtar i lirë? Nuk mendoj shumë”, tha ai për Le Parisien.

Mbappe është pjesë e PSG-së që nga viti 2017, kur u mor fillimisht në formë huazimi nga Monaco, e më pas në vitin 2018 PSG-ja pagoi 180 milionë euro për 22-vjeçarin.

Artikulli paraprakTre anëtarë të KPK-së akuzojnë vëzhguesin e ONM për kërcënime
Artikulli tjetërKLSH padit në SPAK 5 zyrtarë të Ministrisë së Çuçit