Aleanca për Teatrin: SPAK duhet të hetojë përse qeveria nuk ekzekuton vendimin e GJK

Qeveria shqiptare, me anë të një VKM-je ka vendosur që të kalojë truallin e Teatrit në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Në lidhje me këtë VKM, ka reaguar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e cila shprehet se me këtë akt, po i vendosen mëlçit ujkut në qafë.

“Ligji thotë se vetë qeveria duhet të zbatojë vendimin e GJK. Qeveria ka treguar hapur se kërkon zhdukjen e TK. Si mund t’i varen mëlccitë ujkut në qafë. SPAK duhet të hetojë përse qeveria shqiptare nuk ekzekuton vendimin e GJK. Komuniteti europian dhe ambasada amerikane u investuan në reformën në drejtësi. Ne vazhduam të besonim në vlerat europiane te kulturës, sepse një burokrat europian nuk mund të jetë përfaqësues i vlerave europiane. GJK vendosi që prona e TK t’i kthehet Ministrisë së Kulturës.

Zotëri Ndërkombëtar tregoni se e keni serjozisht reformën në drejtësi. GJK foli. Nëse jeni të interesuar që reforma të funksionojë , bëjeni që të zbatohet vendimi i GJK. Ju lutem bëjeni. Nëse nuk e bëni ju, do ta bëjmë vetë. Do t’i shkruajmë Presidencës së BE, Senatit Amerikan. Ne jemi të vendosur për vendosjen e një standardi të ri në Shqipëri”, tha një nga përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Artikulli paraprakZjarret jashtë kontrollit, flakët përfshijnë edhe Vlorën dhe Këlcyrën, rrezikojnë Beratin
Artikulli tjetërToka e Teatrit në pronësi të Bashkisë, Budina: Mafia e ka zaptuar shtetin! Të dorëhiqen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese