Dështimi i shtetit me situatën e zjarreve, Basha: Rama mendon për luksin e tij kur përdor helikopterin e ushtrisë për udhëtime

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar sërish mëngjesin e sotëm për situatën e rëndë të krijuar nga zjarret në të gjithë vendin. Basha përshëndet me mirënjohje punonjësit e emergjencave civile dhe forcat e ushtrisë që po përballen me flakët përgjatë këtyre orëve të vështira.

Kreu i PD shkruan më tej se, pamjet që i shfaqin teksa luftojnë me mjete rrethanore janë sa pikëlluese po aq sa indinjuese kur shohim se në të njëjtën ditë, Edi Rama, i heq përballjes me zjarrin helikopterin e ushtrisë, për ta përdorur për udhëtimet e tij

Reagimi i kryetarit të PD, Basha

Mirënjohje për punonjësit e emergjencave civile dhe forcat e ushtrisë që po përballen me flakët përgjatë këtyre orëve të vështira. Pamjet që i shfaqin teksa luftojnë me mjete rrethanore janë sa pikëlluese po aq sa indinjuese kur shohim se në të njëjtën ditë, Edi Rama, i heq përballjes me zjarrin helikopterin e ushtrisë, për ta përdorur për udhëtimet e tij.

Natyrisht, kërcënimi i zjarrit është i kudondodhur në rajon, por nuk ndodh askund që në një moment krize, mjetet e pakta të mpaken edhe më shumë për t’i shtuar privilegjet një individi. Kjo nuk është papërgjegjshmëri, por modeli me të cilin është keqqeverisur dhe varfëruar vendi.

Prandaj nuk ka fonde dhe mjete për t’u përballur me emergjencat, qofshin zjarre apo tërmete, sepse shteti përdoret si instrument i një pakice që punon për vete, jo për qytetarët.

1 1

2

Artikulli paraprakStrazimiri: Kemi 8 helikopterë “Eurocopter AS 532 Cougar” kundër zjarreve që nuk i përdorin
Artikulli tjetërFlakët e zjarrit i afrohen bazës së Pashalimanit, situatë e rëndë edhe në Gjirokastër