Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Elbasan ku si pasojë e një aksidenti rrugor, ka humbur jetën një fëmijë 3 vjeç, dhe në gjendje të rëndë ndodhet nëna e tij. Burime bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Bujqës në Elbasan.
Makina e drejtuar nga një 38-vjeçarja ka dalë nga rruga dhe si pasojë është ndarë nga jeta fëmija i saj 3-vjeçar . Nëna, Oltja Maloku është në gjendje të rëndë.
Elbasan/ Informacion paraprak
Më datë 05.08.2021, rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës, Elbasan, shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjer në këtë mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.