Me arritjen e talebannëve në pushtet, situata në Afganistan është në një gjendje të trazuar.
Shumë qytetarë, të frikësuar për jetët e tyre, janë dyndur nëpër pikat kufitare për t’u larguar nga vendi, e vërshuar në vende që do të ndihen më të sigurt.
Në rrjete sociale, janë duke qarkulluar pamje të rënda, me afganët, që bëjnë gjithçka për t’u larguar.
Në një prej pamjeve, shihen disa persona teksa mbahen në pjesët anësore të aeroplanin, ndërsa mjeti fluturues merr shpejtësinë për t’u ngjitur në ajër.
Ndërsa në një video tjetër, shihet një person, që dyshohet se është rrëzuar nga aeroplani në tokë.
Videot po bëjnë xhiron e rrjetit, ndërsa agjencia Asvaka, e cila ka publikuar pamjet, pretendon se në këtë formë, deri më tani kanë ndërruar jetë dy persona.
Megjithatë duhet thënë se autenticiteti i videos nuk është konfirmuar.
Kujtojmë se pjesa më e madhe e Evropës ka hapur dyert për pritjen e azilkërkuesve politikë të Afganistanit, ndër vendet pritëse do të jetë dhe Shqipëria e Kosova.