Capello: Juventus favorit, Mourinho perfekt për Romën…

Fabio Capello ka thënë që Juventusi janë favorit për ta fituar Serie A por ai beson që do të jetë “shumë vështirë për Massimiliano Allegrin”, pasi që Interi ende ka “kualitet” dhe Jose Mourinho është trajneri i duhur për Romën

Ish trajneri është intervistuar nga La Gazzetta dello Sport para fillimit të sezonit të ri që në Itali fillon vikendin e ardhshëm.

Capello ka theksuar se do të këtë shumë ndryshime në Serie A, derisa Allegri është kthyer në Juve, Simone Inzaghi e ka zëvendësuar Antonio Conten në Inter, Mourinho ka marrë drejtimin e Romës, Luciano Spalleti ka zëvendësuar Gennaro Gattuson në Napoli dhe Maurizio Sarri është timonier i Lazios.

“Do të jetë një kampionat i trajnerëve”, ka thënë Capello për gazetën. “Jemi mbushur me të tillë: Mourinho, Allegri, Spalletti, Sarri….”.

“Këta janë tipa të trajnerëve që japin shumë nga vetja por tani duhet të japin edhe më shumë. Afati ende është i hapur dhe ata duhet të intervenojnë në disa pika”.

“Jose (Mourinho) ka personalitetin e duhur që ta drejtojë Romën, por problemet aty nuk mungojnë. Largimi i Edin Dzekos me ka befasuar. Ai nuk ishte vetëm sulmuesl: ai ishte po ashtu burim i lojës së tyre”.

“Roma ka transferuar një portier të duhur, Rui Patricion, Abraham do të jetë një zgjidhje e mirë. Ekstra do të jetë këtë sezon edhe Nicolo Zaniolo. Ai është talenti më i madh italian”.

“Juventusi e fillon kampionatin si favorit pas largimeve nga Interi. Pritjet janë të tëra të Allegri dhe nybd të them se ai duhet të këtë kujdes: nuk do të jetë lehtë ta përsërit suksesin e tij si më parë”, ka thënë ai duke folur për rikthimin e Allegrit në Juventus .

“Max duhet të tregojë forcë dhe të jetë vendimtar në goditjet e tij. Lojtarët nuk duhet ta marrin rikthimin e tij si një alibi që të largohen nga përgjegjësitë e tij”.

“Pres gjëra speciale nga de Ligt dhe Dybala argjentinasi ka potencial të jetë numri 1, por atij gjithmonë i ka munguar diçka”.

Capello nuk pajtohet që fituesi i Skudetos, Inter të mos cilësohet favorit.

“Nuk pajtohem. Trajneri është larguar, dy kampionë janë larguar, por të tjerët kanë mbetur dhe ka kualitet të mirë në skuadër”, ka vazhduar ai. “Dzeko është perfekt për ta zëvendësuar dikë si Romelu Lukaku”.

“Calhanoglu ka goditje të mira. Simone Inzaghi, me pak fjalë, mund ta ndryshojë gripin: duke treguar që Interi nuk ishte vetëm Lukaku dhe Achraf Hakimi”.

Milani i Stefano Piolit përfunduan të dytët në Serie A sezonin e kaluar dhe Capello beson që kuqezinjtë mund të bindin përsëri.

“Milan ka një projekt që po e zbaton”, tha ai. “Giroud është një sulmues i njohur. Pres që të këtë eksplodime edhe të talenteve pasi që ka potencial të madh si Leao”.

“Tonali duhet të tregojë që është rritur. Megjithatë, ne duhet ta analizojmë edhe efektin e largimit të Donnarummas. Ai ju bashkua një klubi për të cilin sot flitet në tërë botën, por Milani meriton më shumë mirënjohje”.

“Luciano e ka skuadrën gati, ai duhet vetëm të plotësojë pjesët që mungojnë. Shitja e Koulibalyt duhet të shmangeni”, ka thënë Capello për Spaletti në Napoli.

“Napoli ka themele të forta dhe mund të jenë garues”.

Sarri është rikthyer pas një viti pushim duke marrë drejtimin e Lazios pas largimit të Inzaghit.

“Çelësi është ndikimi që ka Sarri në futboll duke krijuar grup kualitativ, i cili grup tashmë ka marrë formë në vitet sa ishte drejtues Simone Inzaghi”.

Artikulli paraprakSkema si Fatos Klosi kërkoi të vriste Berishën në Vlorë, Dëshmia: Na ofroi 100 mijë euro…
Artikulli tjetërCity me formacionin më të shtrenjtë në histori mundet nga Tottenham