Analiza Bio-inxhinierike dhe gjenetike e Mutacioneve të Virusit

Ermand MERTENIKA
Inxhinier Bio-mjekesor

Mutacionet jane modifikime te ADN-se te sjellin ndryshime te funksionet te qelizave dhe elementeve te ndryshme virale.

Mutacionet ndodhin pikerisht ne nuklin e qelizes dhe ne gjenomin Viral.

Viruset rriten me nje shpejtesi shume te larte dhe zakonisht prodhojnë një numër të madh pasardhësish (shumezohen) kur pozicionohen brenda qelizës së infektuar.

Për këtë arsye ka shumë mundësi që të ndodhin mutacione për një periudhë shumë të shkurtër kohore.

Natyra e gjenomit viral (ARN ose ADN; e segmentuar ose e pasegmentuar) luan një rol të rëndësishëm në gjenetikën e virusit.

Viruset mund të ndryshojnë gjenetikisht si pasojë e mutacionit ose rekombinimit nga shkaqe te ndryshme.

Elementet Virale shpesh here pesojne ndryshime gjenetike te cilet quhen Mutacione gjenetike.

Mutacionet jane dy tipe: Mutacione Spontane dhe Mutacione te Induktuara

Mutacionet spontane (Ndryshime gjenetike te vete-vetishme)

Këto mutacione ndodhin me rrugë natyrore gjatë riprodhimit viral: p.sh. tek gabimet gjatë riprodhimit nga polimeraza e gjenomit ose si rezultat i inkorporimit të formave tautomerike të bazave azotike te ADN-se ose ARN-se

Viruset me ADN tentojnë të jenë gjenetikisht më stabël sesa viruset me ARN. Shkaku është se viruset me ADN kanë mekanizma vete-korigjues ne ADN e tyre.

Viruset te cilet posedojne ARN jane shume te pa qendrueshem dhe pesojne ndryshime gjenetike te vazhdueshme (Mutacione gjenetike)

Disa viruse me ARN janë jashtëzakonisht të ndryshueshme në natyrë.

Këto viruse kanë nivel të njëjtë të lartë mutacioni sikurse viruset e tjera me ARN.

Ndryshime gjenetike te Viruseve (mutacionet virale) ndodhin per shkaqe te ndryshme sidomos me te theksuara jane shkaqet kimike dhe shkaqet fizike.

Mutacione te cilet shkaktohen nga aspekti kimik:
Agjentë që veprojnë direkt në bazat si p.sh. acidi nitrik

Agjentë që veprojnë indirekt, si p.sh. bazat analoge të cilat çiftëzohen gabimisht e më frekuentisht se bazat normale, duke gjeneruar kështu mutacione.

Elemente te ndryshem kimike.
Ndotjet Mjedisore.
Toksinat dhe gazrat helmues etj
Mutacione te cilet ndodhin nga aspekti Fizik:
Temperaturat Mjedisore
Rrezatime te ndryshime si Rreze Gama, Rreze Alfa , Rrezatim X , sidomos rrezatimet jonuzuese.
Rrezatimet UV (Ultraviolet) etj

Viruset janë të adaptuara në temperatura të ulta, të cilat mund të rriten mjaft mirë në 25°C dhe kështu ato rriten në traktin e sipërm respirator ku është më ftohtë.
Pikerisht Viruset kane faktor shumezimi me te larte ne temperatura te ulta.

Viruset jane shme sensitive ndaj temperaturave dhe rriten ngadale në pjesën e poshtme të traktit respirator ku është më ngrohtë. Viruset janë struktura të atenuara dhe shumë më pak patogjenë sesa virusi tip i egër . Kjo me sa duket si pasojë e ndryshimeve të shumta në segmentet e gjenomit.

Viruset kane faktor shumezimi te ulet ne temperatura te larta.
Antitrupat kunder viruseve jane (HA – hemaglutinina dhe NA – neuraminidaza) te cilet janë shume të rëndësishëm në mbrojtjen kundrejt infeksionet dhe elementeve virale.

HA dhe NA ndryshojnë nga viti në vit.
Elementet virale perfshire dhe Covid-19 pesojne ndryshime gjenetike (mutacione) te cilet shkaktohen nga:

Temperaturat
Elementet virale pesojne ndryshime gjenetike ne temperatura te ulta dhe te larta.
(Mutacionet gjenetike te cilet ndodhim ne temperatura te ulta i japin elementit viral nje forme me agresive se ne temperaturat e larta).
Shkaqet Kimike (Mutacione te indukutar nga shkaqe Kimike)
Toksinat ndikojne ne ndryshime gjenetike te elementeve virale.
Gazrat helmues
Ndotjet mjedisore
Ndryshime nga ndikime te elementeve virale te tjera.

Shkaqe Fizike (Mutacione te induktuara nga shkaqet Fizike)
Rrezatime e ndryshme
Rrezatime Jonizuese
Rrezatime (Ultraviolet)
Nderveprime me elemente te tjera Virale te cilet ndryshojne strukturat e ADN-se dhe ARN-se se viruseve.
Sistemi Imunitar i organizmit dhe Vaksinat jane dy komponente te cilet frenojne agresivitetin e Elementeve Virale.
Sistemi Imunitar (Qelizat Limfatike, Qelizat T , Qelizat B, Imunoglobulinat)
Vaksinat (elemente virale artificiale) te cilet stimulojne Sistemin Imunitar (qelizat imunitare) per te frenuar pershkallezimin e viruseve).

Artikulli paraprakThellohet skandali! Edhe 20 milionë për Unazën e Madhe, 60 milionë euro për 3 km rrugë
Artikulli tjetërNjë luftë e re fjalësh dhe akuzash, shpërthen tek Barcelona