SHBA mund të njohin qeverinë e re të talebanëve

Departamenti Amerikan i Shtetit u shpreh se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara ndaj qeverive që pritet të krijohen në Afganistan do të jetë i lidhur me veprimet e qeverisë dhe talebanëve.

Shtetet e Bashkuara do të jenë në pritje të reagimit të talebanëve dhe nëse qeveria e re që do të krijohet do të respektojë të drejtat e njeriut dhe do të luftojë korrupsionin, atëherë SHBA do të mund të vendos sërish marrëdhënie me qeverinë e re.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, deklaron se Duke bërë të ditur se SHBA-ja është në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, Price tha se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka pasur biseda telefonike me shumë ministra të Jashtëm, përfshirë edhe homologun turk, Mevlüt Çavuşoğlu.

Pas pyetjes nëse do të vazhdojë apo jo SHBA të njohë presidentin Ashraf Ghani që u largua nga vendi, Price theksoi se nuk ka dorëzim normal në qeverinë e vendit dhe se SHBA po punon bashkë me komunitetin ndërkombëtar se cili do të njihet si lider i Afganistanit.

“Vazhdojmë të bisedojmë me përfaqësuesit e talebanëve në Doha. Edhe ushtria e SHBA-së ka ndërtuar komunikim me talebanët në terren, në Kabul. Qëndrimet tona përballë qeverive të ardhshme në Afganistan do të jenë të lidhura me veprimet e asaj qeverie, me veprimet e talebanëve”, tha Price duke nënvizuar se SHBA nuk do të punojnë me një qeveri që nuk respekton të drejtat themelore të njeriut.

Artikulli paraprakInteri del në shitje, borxhi 700 milionë euro
Artikulli tjetërMali i Zi rrëzon “Ballkanin e Hapur” të Rama-Vuçiç