Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në plazh, në Gjirin e Lalëzit në Durrës.
Mësohet se 23-vjeçari A.S, duke u larë është mbytur në det.
Njoftimi i policisë
Më datë 17.08.2021, rreth orës 14:40, te Gjiri i Lalëzit, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi A. S., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrathanave të ngjarjes.