Rënia artificiale e kredive të këqija vitin e kaluar u ezaurua shumë shpejt dhe tani vendi është duke u përballur sërish me përkeqësimin e këtij treguesi. Të dhënat e fundit zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se, në shkurt, kreditë e këqija u rritën për të dytin muaj me radhë. Sipas INSTAT, nga 18.2 për qind e totalit që ishin në dhjetor të vitit të kaluar, kreditë me probleme kërcyen fillimisht në 18.4 për qind në janar dhe në shkurt u rritën sërish në 18.9 për qind. Në vlerë monetare, krahasuar me fundin e dhjetorit kredia me probleme është rritur me mbi 4 miliardë lekë, kur në të njëjtën kohë kredia që bankat kanë dhënë për ekonominë është ulur me 200 milionë lekë. Kjo do të thotë se portofoli i kredisë vazhdon të përkeqësohet me ritme shumë më të shpejta se sa rritja e saj. Qeveria dhe Banka e Shqipërisë kanë miratuar një plan të përbashkët kombëtar që synon uljen e kredive të këqija si një nga ngërçet më të mëdha të ekonomisë. Plani parashikon mes të tjerash edhe një sërë ndryshimesh ligjore. Këto masa, si dhe ristrukturimi i disa portofoleve problematike nga bizneset e mëdha bëri që huatë e këqija të ulen nga 25 për qind që ishin në mesin e vitit 2014 në 18.2 për qind në fund të vitit të kaluar. Por për shumë ekspertë kjo ishte një ulje e rreme. Rregullorja e re e Bankës së Shqipërisë i detyroi bankat private që kreditë me probleme më të vjetra se tre vjet t’i heqin nga bilancet e tyre. Të dhënat paraprake tregojnë se vitin e kaluar bankat në Shqipëri fshinë nga bilancet rreth 18 miliardë lekë ose mbi 142 milionë dollarë kredi të humbura, të cilat kishin vite që qëndronin në bilancet e tyre.
Kryesore
Continue to the categoryFisniku Dumani (ose forca që buron nga ndershmëria)
Nga Namir Lapardhaja
Ky Dumani, përveçse i ndershëm, profesionist, trim, shfaq edhe një fisnikëri të paparë në ekranet e televizioneve tona.
Të gjitha këto cilësi u...