Studentët e përzënë nga dhomat në Qytetin Studenti lihen në mëshirë të fatit!

Studentët në mëshir të të fatit. Detyrohen që të largohen nga dhomat e tyre për shkak të ardhjes së afganëve, por regjimi lë rrugëve duke mos u dhënë asnjë zgjidhje. Në foto duket një studente e nxjerrë nga dhomat dhe që duket ka kaluar natën në lulishte.

Rreth 2 mijë afganë bëjnë të ditura burimet mendohet të mbërrijnë në Shqipëri në operacione të ndara, ndërsa qeveria shqiptare po sheh si opsione akomodimi hotelet në Durrës por dhe konviktet në Qytet Studenti apo ato të shkollave të mesme.

Sudentë të shqetësuar bëjnë me dijë për faxweb.al se nga administratorët e konvikteve të tyre u është bërë me dije se duhet të lirojnë dhomat për afganët që do të vijnë në Shqipëri në kuadër të marrëveshjes ende të pazbuluar nga qeveria shqiptare mes kësaj të fundit dhe SHBA-së pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani.

Artikulli paraprakKu gabuam!
Artikulli tjetërArrestohen në Korçë dhjetra tifozë kuq e zi, pas thirrjeve kundër këngëtarit serb