Arrestohen në Korçë dhjetra tifozë kuq e zi, pas thirrjeve kundër këngëtarit serb

Dhjetëra përfaqësues e anëtarë të Tifozave Kuq e Zi janë përballur ditën e sotme me shoqërime në komisariatet e vendit, duke u përballur me një represion psikologjik të jashtëzakonshëm nga ana e autoriteteve policore.

Në postimin e tyre në Facebook, Tifozët Kuq e Zi shprehen se janë shoqëruar nëpër komisariate duke ushtruar dhunë psikologjike, me kërkesën për heqje dorë nga thirrja jonë për bojkotimin e këngëtarit serb në festivalin e birrës në Korçë.

Postimi i plotë i Tifozave Kuq e Zi

Dje dhe sot jemi përballur me një represion psikologjik të jashtëzakonshëm nga ana e autoriteteve policore në shumicën e qyteteve të Shqipërisë administrative.

Dhjetëra përfaqësues e anëtarë tanë, janë shoqëruar nëpër komisariate duke ushtruar dhunë psikologjike, me kërkesën për heqje dorë nga thirrja jonë për bojkotimin e këngëtarit serb në festivalin e birrës në Korçë.

Nuk na frikësoni!

Nuk zbrapsemi!

Shqipëria jonë është më e madhe se ato kilometra që administron Ministria e Brendshme.

Tërhiqeni ftesën për Bregoviçin!

#bojkotoBregovicin

Artikulli paraprakStudentët e përzënë nga dhomat në Qytetin Studenti lihen në mëshirë të fatit!
Artikulli tjetërVrasje e dyfishtë në Shkodër