Vrasje e dyfishtë në Shkodër

Një krim i rëndë është zbuluar ditën e sotme në Shkodër. Burri ka vrarë gruan dhe më pas edhe veten. Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë, por sot është zbuluar pasi miqtë e çiftit nuk po kontaktonin dot me ta.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen ‘Ahmet Haxhiaj’ të Shkodrës dhe siç shikohet nga pamjet, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërsa ekspertët dhe punonjësit e morgut kanë shkuar për të marrë trupat e pajetë.

Siç njofton policia, 79-vjeçari Fadil Bandulla ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij 83 vjeçe, Sanije Bandulla, dhe më pas edhe veten e tij.

Çifti mësohet se ka pasur probleme të vazhdueshme mes tyre.

“Dyshohet se shtetasi Fadil Bandulla, 79 vjeç, ka vrarë me armë zjarri në banesë bashkëshorten e tij shtetasen Sanije Bandulla, 83 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se shtetasi Fadil Bandulla ka vrarë bashkëshorten dhe më pas veten”, njoftoi policia.

Artikulli paraprakArrestohen në Korçë dhjetra tifozë kuq e zi, pas thirrjeve kundër këngëtarit serb
Artikulli tjetërRëndohet situata nga Covid-19, 3 humbje jete dhe 477 raste të reja në 24 orët e fundit