Foto/ Momente tmerri! Nënat afgane hedhin foshnjat mbi telat me gjemba

Aeroporti i Kabulit është një nga pikat e pakta që shërben për largimin e afganëve të rrezikuar nga vendi.

Aktualisht atje ka mijëra persona, që presin me dëshpërim se çfarë do të ndodhë me fatet e tyre. Pamjet e fundit që vijnë nga Afganistani janë vërtetë të rënda.

Nënat, qëndrojnë pranë gardhit me gjemba dhe i hedhin fëmijët e tyre të mitur në pjesën e brendshme të aeroportit dhe i luten ushtarëve amerikanë që t’i shpëtojnë.

Nga krahu tjetër, talebanët priten të vendosin në vend rregulla strikte. Gratë janë ato që e pësojnë më tepër, pasi nuk u lejohen të punojnë, të dalin të zbuluara në publik apo të shkojnë në shkolla.

Në rast se nuk zbatohen masat e vendosura nga talebanët, ushtarët e këtyre të fundit, janë të gatshëm të përdorin armët dhe të vrasin gjithkënd që i ndalon në rrugën e tyre.

5

6

2

4

3

Artikulli paraprakTalebanët bllokojnë aeroportin e Kabulit, gazetarja e CNN përballet me militantët
Artikulli tjetërDita e Ashures, dita e martirëve të Qerbelasë