Video/ Vokshi i kujton Ramës, Griselda Roshin: Shqiptarët nuk i kanë harruar turpet e tua, shpife për…

Deputetja e zgjedhur e PD, Albana Vokshi ka publikuar një video duke i kujtuar Ramës Griselda Roshin. Vokshi ka komentuar deklaratën e Ramës, i cili i cilësonte si “turpi i Shqipërisë të gjithë ata që kundërshtonin vendosjen e afganëve në Qytetin Studenti”.

Vokshi shkruan në një postim në Facebook se turpi i vërtetë është ai, që shpifi se Griselda Roshi, ish-bashkëshortja e ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, ishte rrëmbyer nga qeveria Berisha, me qëllim që të pengonte liberalizimin e vizave.

Reagimi i plotë i Vokshit

Prodhuesin numër një të shpifjeve në këto 30 vite shqiptarët e njohin mirë. Ia njohin bëmat, sidomos ato që nuk synonin vetëm dëmtimin e imazhit të Shqipërisë, por edhe pengimin e një prej arritjeve më të mëdha për shqiptarët, liberalizimin e vizave. Turpet e tua nuk i ka harruar njeri, prandaj kursejua qytetarëve shkulmet prej hipokriti! 👇

Artikulli paraprakBerisha publikon videon: Kukësi digjet, Gjici përdridhet në valle duke…
Artikulli tjetërZjarr në Fier dhe Radhimë, rrezikohen varrezat dhe karburanti