“Nëse Ronaldo ikën, Serie A humbet shumë”

Walter Sabatini është një nga drejtuesit teknikë më në zë në Itali. Dikur një ish-futbollist, tani ai është pjesë e Bologna dhe Montreal Impact.

Ditën e djeshme Sabatini ka dhënë një intervistë, që është botuar sot në “Gazzetta dello Sport”.

Atë e kanë ngacmuar për të zgjedhur mes Pep Guardiola dhe Max Allegri dhe tregohet tipik italian në përzgjedhjen e bërë.

Mes të tjerash Sabatini ka folur edhe për Cristiano Ronaldon, Sarrin dhe Mourinhon.

Për CR7 ai deklaroi: “Shpresojmë që Ronaldo të qëndroje te Juventusi. Dua që Serie A të kthehet të jetë Meka e futbollit, siç ishte në vitet ’80. Sot një lojtar mendohet tre herë para se të pranojë Italinë dhe kjo më bën të ndihem i ofenduar. Nëse CR7 ikën, humbasim edhe më shumë hijeshi”, deklaroi ai.

“Sarri dhe Mourinho? Ashtu si unë, edhe Sarri tymos shumë cigare. Nëse do punonim bashkë, një re tymi do na kishte mbuluar. Kam simpati të madhe për të dhe lojën e tij. Sa i takon Romës së Mourinho, do të jetë gjithashtu një surprizë e bukur. Ai është pragmatist dhe i vendosur”, mbyll Sabatini.

Allegri më i mirë se Guardiola

“Në një periudhë tjetër u përpoqa ta merrja Allegrin te Roma. Ai e di që është në borxh me mua, sepse pranoi dhe më pas refuzoi. Kjo nuk më pengon të zgjedh Allegrin, sepse është një pragmatist. Skuadrat duhet të marrin pikët, humbjet të bëjnë të qash, të rrënojnë, të helmojnë. Asnjë futboll spektakolar, pavarësisht sa i bukur është, nuk mund ta përballojë të jetë një humbës. I them po Allegrit dhe faktit që ai është konkret”, tha fillimisht Sabatini.

Artikulli paraprakJa pse duhet të konsumojmë lëngun e kumbullës
Artikulli tjetërTuristja e huaj shtrohet te Infektivi: Spitali si kopësht zoologjik, nuk ka kushtet minimale!