Rikthimi i yllit të kuq në Shkodër, Bushati: Plaga e rradhës që i hapet qytetit të qëndresës anti-komuniste

Deputeti i zgjedhur i PD në qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati ka reaguar në lidhje me rishfaqjen e simboleve komuniste në këtë qytet, duke e quajtur një plagë të radhës që i hapet Shkodrës.

‘Rikthimi i yllit të kuq të Partisë, i kujtimeve të viteve të mbrapshta të persekucionit komunist, i nostalgjikëve të diktaturës së djeshme dhe i atyre që shpresojnë se historia do të përsëritet, nuk kanë vend në Shkodër. Banorët e Shkodrës, sado e vështirë të jetë përballja me të keqën, kanë ditur ta nxjerrin atë jashtë Bunës. Njësoj siç bënë me etërit e tyre’, shkruan Bushati në Facebook.

Postimi i plotë i Helidon Bushatit

Rikthimi i simboleve komuniste sot në qytetin e qëndresës ndaj persekucionit është plaga e rradhës që i hapet Shkodrës.

Rikthimi i yllit të kuq të Partisë, i kujtimeve të viteve të mbrapshta të persekucionit komunist, i nostalgjikëve të diktaturës së djeshme dhe i atyre që shpresojnë se historia do të përsëritet, nuk kanë vend në Shkodër. Banorët e Shkodrës, sado e vështirë të jetë përballja me të keqën, kanë ditur ta nxjerrin atë jashtë Bunës. Njësoj siç bënë me etërit e tyre.

Sot, kur rruga drejt Shqipërisë Europiane duhet të ishte i vetmi destinacion, shkodranve dhe shqiptarëve po u përplasen fytyrës simbolet e komunizmit dhe krimet e atij regjimi. Keqardhje për të gjithë ata, që përballë këtij turpi, shijuan shfaqjen në distancë dhe qëndruan urtë në nderim të Ish-Partisë.

1 20

2 11

Artikulli paraprakArrestimi i efektivit të RENEA-s, PD: Aleanca e Ramës me krimin, një model që ka prodhuar degradim të Policisë
Artikulli tjetërTymuese në koncertin e Bregoviç, policia arreston një person dhe shoqëron disa të tjerë