Xherdan Shaqiri është zyrtarisht lojtar i ekipit francez, Lyon.
Ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare dhe do të marrë pagë 350 mijë euro në muaj, shkruan Gazeta Express.
Ndërkohë, ishte futbollisti nga Zhegra i cili bëri reagimin e parë si futbollist i Lyonit.
“Unë jam Lyon”, shkroi Shaqiri në profilin e tij në Instagram.
Shaqiri ishte pjesë e Liverpoolit që nga viti 2018 kur u transferua nga Stoke City.