PD: Skema mafioze me mbetjet po implementohet në favor të klientëve të Ramës! SPAK të zbardhë skemën kriminale

– Mafia e inceneratorëve, PD: Skema mafioze me mbetjet po implementohet në favor të klientëve të Ramës

– SPAK të zbardhë skemën kriminale që po zhvat buxhetin e shtetit dhe po vë në rrezik jetën e qytetarëve

DEKLARARË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ DHE ÇLIRIM GJATA

Enkeld Alibeaj: Pas krizave mjedisore, ato të cilat kapluan fillimisht para ca kohësh Durrësin, e që vazhduan pastaj me Kavajën, tymi, flaka dhe helmi që pushtoi Fierin, tashmë radha i ka ardhur Shijakut. Nuk është thjesht një paaftësi menaxhuese e lënies së mbeturinave, plehrave, rrugëve pa kontroll, duke vendosur në rrezik shëndetin e njerëzve, por është thjeshtë një skemë e pastër kriminale, mafioze për të zhvatur buxhetin e shtetit. Një skemë e cila po përsëritet në Durrës, Kavajë, Fier, tashmë Shijak me gjasa edhe në qytete e tjera.

Një skemë e cila është fare e thjesht, fillimisht lihen në mënyrë të qëllimshme mbetjet, plehrat, rrugëve të qyteteve, duke vendosur në rrezik jetën e njerëzve e duke ndotur ambientin, e më pas duke krijuar natyrshëm edhe një krizë mjedisore. Një krizë mjedisore e cila shërben si alibi për të gjetur gjoja një zgjidhje e cila ka një kosto. Kosto e cila është pikërisht zhvatja e buxhetit të shtetit, në fakt zhvatja e taksave të qytetarëve të helmuar dhe të vjedhur, kjo është pra skema kriminale.

Skema kriminale, skema mafioze e cila po vendoset, po implementohet në favor të klientëve të pushtetit, në favor të klientëve të Ramës menjë kosto me të vërtet të rëndë të jetës, të shëndetit të njerëzve, të mjedisit. E në fakt ajo se çfarë kemi bërë ne, Partia Demokratike, ka qenë jo vetëm rënia e këmbanave që në fillim me trajektoren e madhe korruptive që me fillimin e ndërtimit të inceneratorëve, por ne parashikuam që në atë kohë që do të arrinim pikërisht në këtë situatë dhe që në atë kohë në fakt ne, Partia Demokratike dhe jo vetëm kemi depozituar kallëzime penale.

Kallëzime penale në SPAK, të cilat prej kohësh do të duhet të ishin vendosur në rrugë, në procedurë, në mënyrë që jeta, shëndeti i njerëzve, mjedisi të mos vazhdojë të vendoset në rrezik siç vazhdon edhe sot edhe në këto momente sepse do të duhet që të gjithë këta njerëz të cilët shantazhojnë, të gjithë këta njerëz të cilët vendosin në rrezik jetën e njerëzve, ndotin ambientin. Me qëllimin final për të zhvatur taksat e qytetarëve, të vendosen para përgjegjësisë. Dhe këtë do të duhet ta bëjë drejtësia, këtë do të duhet ta bëj SPAK-u. Ne kemi vendosur, i kemi depozituar kallëzimet penale. Vijmë sot për të marrë informacion. Zoti Gjata mund t’ju thotë diçka edhe më tepër për kërkesën tonë legjitime të marrjes së informacionit.

Çlirim Gjata: Rreth një vit më parë, më pak se një vit më parë ne tetor të 2020, Partia Demokratike ka depozituar 3 kallëzime në lidhje me ndërtimin e 3 inceneratorëve. Të cilët siç e tha dhe zoti Alibeaj, gjeografikisht janë pikërisht aty në qytetet rreth e qark tyre, kanë sjellë këtë ndotje të madhe të mjedisit, këtë grumbullim të jashtëzakonshëm të plehrave, për ato shkaqe mafioze që tashmë dihen. Prandaj ne sot kemi drejtuar një kërkesë SPAK-ut për informacion se çfarë ka bërë me këto kallëzime.

Nëse ka filluar hetimi, çfarë po ndodh? Nuk është hera e parë që ne i drejtojmë SPAK-ut një kërkesë për informacion, është e drejta jonë dhe e drejtë që ta jep ligji për kallëzuesin, për viktimën dhe çfarë ndodh; këtu nuk është problemi që ne SPAK-ut po i kërkojmë sekrete hetimore. Absolutisht jo, se e dimë ligjin. Problemi është të dimë a po lëviz SPAK, a ka bërë ndonjë ndërhyrje, a ka thirrur dikë, a ka marrë ndonjë dokument, a ka dhënë ndonjë komunikim, çfarë hetimesh ka bërë.

Nuk na duhet përmbajtja çfarë ka thënë filani apo fisteku, çfarë përmban dokumenti, po çfarë lëvizjesh ka bërë. Se si shpjegohet që këta persona që kanë lidhje me inceneratorët, bashkëpunim me drejtuesit e pushtetit lokal dhe qendror, të vazhdojnë skemën korruptive për të zhvatur buxhetin e shtetit siç e shpjegoi dhe Alibeaj, pa pikë frike, pa pikë problemi. Tani po të kishte lëvizur pak më shumë SPAK-u, ndoshta nuk do të ndodheshim në këtë situatë. Prandaj me të drejtën që na e jep ligji ne i kërkojmë SPAK-ut informacion se çfarë ka bërë me këto 3 kallëzime. Dhe nuk janë pak, shkon diku te mbi 400 milion Euro korrupsion.

Ne atëherë i kemi konsideruar grup i strukturuar kriminal, nga kryeministri e deri te më i vogli që kanë vënë një firmë në këtë mega aferë korruptive. Prandaj SPAK-u nuk është puna të mjaftohet me një përgjigje, e kemi regjistruar pjesa tjetër është sekret hetimor. A ka një hetim, që të jetë sekret hetimor? Këtu është problemi. Sepse po të kishte një hetim serioz, ndoshta s’do ta kishim këtë situatë që kemi. Prandaj, kjo është ajo çfarë kërkohet nga drejtësia, të bëjë punën e saj, të qëndrojë në misionin për të cilin është ngritur, për të cilin u bë gjithë kjo reformë, për të cilën u ngrit SPAK-u.

Është një mision shumë madhor, por ama mbi të gjitha është mision kushtetues dhe ligjor dhe ka detyrim të ketë vullnetin ligjor dhe guximin që të zbatojë ligjin. Nuk e di nëse SPAK akoma ka hyre në atë që duhet te këtë guximin për të zbatuar ligjin, siç pati guximin për atë kryetarin e bashkisë për aferën korruptive, siç pati guximin për atë zëvendës ministren e korruptuar në ato format e deklaruara, siç pati guximin për atë grupin e asaj tenderit të uniformave në Policinë e shtetit, në Ministrinë e Brendshme. Tani le ta tregojë që ka guximin dhe vullnetin për të hetuar dhe këto mega afera dhe të mos ngelet në çështjet e vogla. Këta njerëz të cilët nuk kanë frike të vazhdojnë të merren me këtë mega aferë korruptive, në këto nivele tregon që nuk i ka thirrur njeri, nuk kanë frikë asgjë.
Faleminderit!

Artikulli paraprakÇmimi i bukës do të rritet edhe më shumë
Artikulli tjetërBilanci real i një regjimi që masakron zgjedhjet