Nga Jorida TABAKU
Lufta personale e Edi Ramës me Francesco Becchetti, do t’iu kushtojë shqiptarëve 120 milionë euro.
Kjo është shuma me interesat aktuale që çdo familje do të paguajë nga xhepat e saj. Mediat raportojnë se kjo shumë ka filluar të arkëtohet. Institucionet nuk bëjnë transparencë, ndërsa përgjegjësi për këtë faturë mohon dhe mashtron, duke e përdorur shtetin si mburojë për t’u mbrojtur nga dëmi i madh ekonomik që u ka shkaktuar shqiptarëve.
Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK gjithë personat e përfshirë në këtë çështje dhe teksa impakti për buxhetin e shtetit po bëhet real, kjo dosje nuk mund të vijojë të marrë pluhur në sirtarët e drejtësisë.
Ky abuzim me pushtetin duhet ndëshkuar, sepse Shqipëria, e varfëruar dhe e vjedhur nga ky regjim, 120 milionë euro duhet t’i përdorë për të ndërtuar shkolla, spitale dhe infrastrukturë, jo për të paguar luftën personale të Edi Ramës.
Shqiptarët i kanë paguar shtrenjtë dështimet dhe korrupsionin e këtij regjimi, tani duhet të paguajë Rama dhe shpura e tij!