Pamjet e tmerrit nga aeroporti i Kabulit

Skena lufte janë parë në Kabul teksa dy shpërthime të njëpasnjëshme goditën turmën jashtë aeroportit. Zyrtarisht janë 60 viktima, mes të cilëve 10 ushtarë amerikanë dhe burra, gra e fëmijë afganë që prisnin të largoheshin nga qyteti dhe vendi i tyre.

Një re tymi u ngrit mbi qiell pas shpërthimeve teksa paniku përfshiu turmën jashtë aeroportit, me të plagosurit e gjakosur transportoheshin në spital me mjete rrethanore si karrocat.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456PreviousNext
Shpërthimet ndodhën afër portës Abbey, ku ishin stacionuar trupa britanike dhe afër hotelit Baron po ashtu vendqëndrim i britanikëve.

Sipas zyrtarëve amerikanë, bëhet fjalë për sulme kamikaze të organizuara të disa personave që më pas nisën të qëllonin me armë. SHBA nëpërmjet ambasadës në Kabul ka bërë thirrje që të qëndrohet larg portave hyrëse dhe të mos udhëtohet drejt aeroportit.

Prej mëse 1 jave talebanët kanë marrë kontrollin e vendit duke shtyrë mijëra afganë ti drejtohen aeroportit të Kabulit për tu arratisur. Deri më 31 gusht është afati i lënë sipas paktit mes SHBA dhe talebanëve teksa deri më tani janë evakuar mbi 100 mijë qytetarë.

Sot ishte paralajmëruar një sulm terrorist nga ISIS sipas agjencive të inteligjencës së disa vendeve perëndimore dhe jo për rastësi sulmet ndodhën me dy shpërthime e të shtëna armësh në perimetrin dhe një nga portat hyrëse të aeroportit të Kabulit

Artikulli paraprakGjenerali amerikan: Deri tani 60 të vrarë dhe qindra të plagosur në aeroport, sulmet e ISIS do vijojnë
Artikulli tjetërVrasja në Shkodër/ Si u ekzekuta në makinë 58-vjeçari në sy të gruas