Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh”, dirigjenti Kujtim Alija

U nda sot nga jeta në moshën 60 vjeçare Mjeshtri i Madh Kujtim Alija. Prej disa kohësh ai po përballej me një sëmundje të rëndë, të cilën shpresonim të gjithë se mund ta kalonte, falë optimizmit dhe kurajos që e karakterizonte.

Është një humbje shumë e madhe për artin e kulturën shkodrane e shqiptare, një vlerë që personifikonte Shkodrën për të cilën krijoi, punoi e jetoi deri në momentet e fundit të jetës.
Ceremonia mortore, të shtunën 27 gusht 2021, nis në orën 08.45 në Qendrën Kulturore të Fëmijëve me përcjelljen e kortezhit, deri tek monumenti i “Luigj Gurakuqit”, nga Orkestra Frymore e Qytetit.
Nga ora 09:00 deri në orën 11:00, në teatrin “Migjeni” zhvillohen homazhet.
Bashkia Shkodër i shpreh ngushëllime familjes, kolegëve, miqve dhe të njohurve të Profesor Kujtim Alija.

Kush ishte Profesor Kujtim Alija?

Mjeshtri i Madh Kujtim Alija u diplomua në vitin 1985 Dirigjent me “Koncert vokal simfonik” me Orkestrën Simfonike të Filarmonisë, Shkodër. Nga viti 2003 dhe deri më sot, ka punuar si drejtor i Qendrës Kulturore të Fëmijëve Shkodër. Paralelisht, ai ka punuar si pedagog i jashtëm në Universitetin e Arteve Tiranë, Akademinë e Arteve Shkodër, Universitetin “Luigj Gurakuqi”, mësues i jashtën në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova”. Më herët ka punuar si mësues në shkollën “Migjeni” në Pukë dhe shkollën “11 Janari” në Shkodër. Nga viti 1987 deri tani, ka qenë dirigjent i Orkestrës Frymore të Shkodrës.

2019 – 1998 Drejtor artistik i Festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë.

2019 – 1995 Drejtor artistik i “Bilbilat e vegjël të Shkodrës këndojnë”.

2019 – 1987 Dirigjent në premierat e Orkestrës frymore (Bandës) të Qytetit të Shkodrës.

2016 – 2007 Udhëheqës artistik i Ansamblit artistik në premierat e organizuara nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.

2019 – 2007 Dirigjent në premierat e Orkestrës Simfonike të qytetit të Shkodrës.

2012 – 1996 Dirigjent i premierave të Orkestrës së harqeve të qytetit të Shkodrës.

2019 – 2008 Dirigjent në Festivalet Kombëtare të Orkestrave Frymore.

2010 – 2009 Dirigjent në Festivalet Internacionale të Orkestrave frymore në Itali.

2002 – 1999 Udhëheqës artistik i Premierave të Ansamblit të këngëve dhe valleve të Q. K. të Fëmijëve, të realizuara në Rusi, Turqi, Maqedoni.

2007 – 2003 Udhëheqës artistik i Ansamblit të Meshihatit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë.

1996 – 1992 Udhëheqës artistik i veprimtarive të organizuara nga Myftinia e qytetit të Shkodrës.

1988 – 1986 Dirigjent i Festivalit kombëtar të këngës për fëmijë.

1981 – 1980 Drejtoi Ansamblin rinor të qytetit të Pukës.

1981 Dirigjent në Festivalin e Fëmijëve të qytetit të Pukës.

ÇMIME DHE VLERËSIME GJATË JETËS

2019 Fitoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të orkestrave frymore Shkodër.

2018 Fitoi çmimin “Kujtim Laro” në Festivalin Ndërkombëtar të Orkestrave frymore Shkodër.

2017 Dekoruar nga Presidenti i Republikës me titullin “MJESHTËR I MADH”.

2011 Fitoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të orkestrave frymore Sarandë.

2010 Fitoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të orkestrave frymore Sarandë.

2009 Fitoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të orkestrave frymore Sarandë.

2009 Fitoi çmimin e parë në Giulianova, Itali, në “X Festival internazionale BANDE MUSICALI”, Çmim i akorduar nga Presidenti i Republikës Italiane.

2008 Fitoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të orkestrave frymore Sarandë.

2007 Dekorim nga Këshilli Bashkiak i qytetit të Shkodrës me titullin e lartë “MIRËNJOHJA E QYTETIT”.

2002 Fitoi çmimin e gazetarëve në Festivalin internazional të Ansambleve folklorike në SOÇI-RUSI me ansamblin e këngëve dhe valleve të Q. K. të Fëmijëve Shkodër.

2002 Dekorim nga Presidenti i Republikës me urdhërin “NAIM FRASHËRI I ARGJENDTË”.

1999 Fitoi çmimin e parë në Festivalin internazional të Ansambleve folklorike në YALOVA-TURQI me ansamblin e këngëve dhe valleve të Q.K. të Fëmijëve Shkodër.

1981 Fitoi çmim të dytë me Ansambin rinor të qytetit të Pukës, në konkursin kombëtar të rretheve të kategorisë së dytë, në qytetin e Fierit.

BOTIME

Këngë të zgjedhura për fëmijë (cikli i lartë), libër i botuar në 1996.

Këngë të zgjedhura për fëmijë (cikli i ulët), libër i botuar në 1996.

Artikulli paraprakPresidenti i Kroacisë kundër Rama-Vuçiç: Nuk kemi nevojë për ato lloj marrëdhëniesh siç i ka ndërtuar Serbia me Shqipërinë
Artikulli tjetërReuters: Nënë Tereza, ndër gratë me më ndikim në 2000 vjet