Korrupsion galopant në Drejtorinë e Burgjeve, si u blenë ilaçet e skaduara, KLSH kërkon shkarkimin e Ismailit

KLSH ka gjetur shkelje gjatë një auditimi bërë në burgjet shqiptare, konkretisht në tenderin e ushqimeve dhe ilaçeve te skaduara, konkretisht me vlera 2.349.413 dhe 1.863.910 lekësh, por deri më tani Prokuroria vazhdon të heshtë, pavarësisht se kanë kaluar 20 ditë nga dorëzimi i raportit

KLSH i kërkon Ministrisë së Drejtësisë që të ngrejë një grup pune për të analizuar shkaqet dhe mangësitë që kanë çuar në këto problematika të këtyre tenderave, si dhe marrjen e masave të personave përgjegjës.

Në raportin e tij të auditimit, KLSH i rekomnadon Prokurorisë marrjen e masave vërejtje deri në shkarkim nga puna të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, dhe 3 zyrtarëve të tjerë.

“I rekomandojmë Ministrit të Drejtësisë si institucion epror, referuar shkeljeve të konstatuara në fushën e prokurorimeve publike dhe menaxhimit financiar si dhe përgjegjësive individuale të evidentuara dhe pasqyruar në aktkonstatimet përkatëse dhe pjesës së raportit Përfundimtar të Auditimit, të vlerësojë shkeljet e konstatuara dhe të vendosë marrjen e masave disiplinore “vërejtje deri në largim nga shërbimi civil (Për punonjësit që janë pjesë e shërbimit civil) ose largim nga puna (Për punonjësit që janë punësuar sipas Kodit të Punës), si më poshtë vijon:

z.Agim Ismali, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve në cilësinë e titullarit të AK-së.

zj.Avidiana Pali, Drejtor i Financës në cilësinë e Nëpunësit zbatues.

3.z.Ardit Tabaku Drejtor Juridik në cilësinë e anëtarit të KVO.

4.z.Arjan Koçiaj  në cilësinë e anëtarit të KVO“, thuhet në dokument nder te tjera./Faxweb/

1 26

2 16

Artikulli paraprakCapello: Serie A humbi me largimin e Ronaldos
Artikulli tjetërFluks i madh në Qafë-Thanë dhe Morinë, drejt bregdetit shumë pushues