Mafia shqiptare “pushton” Barin

Raportet e herëpashershme të autoriteteve italiane tregojnë se mafia shqiptare është mjaft e përhapur në territorin e vendit fqinj. Në një raport të detajuar që i referohet periudhës nga 1 korriku 2015 deri më 30 qershor 2016, Antimafia e Barit (DND) përshkruan kontekstin aktual kriminal në territorin barez dhe atë të Foggia-s. Sipas raportit, në vend nuk operon vetëm mafia bareze, por edhe grupe të huaja kriminale. “Nigerianët, shqiptarët dhe rumunët: veçanërisht këta, drejtojnë trafikun e paligjshëm në Bari”, citohet raporti i DND nga mediat lokale.
Ndërkohë, një shqiptar, trafikant droge në Reggiano të Milanos, është arrestuar nga Guardia di Finanza e Gorgonzola-s, raportojnë dje mediat lokale. Në pranga është vënë një 25-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pa një vendbanim fiks. Ai është kapur me 2 kg e 6000 gr kokainë.

Artikulli paraprakApeli refuzon lirimin e dy ushtarëve të Shullazit
Artikulli tjetërHolanda krijon ekip të posaçëm hetuesish për kriminelët shqiptarë