Stadiumi i “Elbasan Arena” ka shpërthyer në revoltë kundër kryeministrit Rama dje pasdite gjatë ndeshjes ndeshjes Shqipëri-Hungari. Shpërthimi në ovacione ishte kur u shënua goli, ndërs më parë, sapo kishte filluar ndeshja, u lëshua një banderolë banderolë me dedikim; “Taulant Balla, Elbasani ty të do”, që nxiti oshëtimën e thirrjeve në stadium “Rama ik”!
Në PS ka shpërthyer lufta brenda llojit. Tashmë Balla ka ngritur krye kundër Ramës pse e zhveshi nga funksionet në PS, por sidomos pse e largoi nga drejtimi i qarkut të Elbasanit ku e shihte veten si pasha. Trafikantët dhe njerëzit e tij në Elbasan të lidhur me krimin kanë shprehur pakënaqësi ndaj Ramës dhe po ngrihen në revoltë kundër tij.
Taulant Balla doli nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS, i zvedhur dhe i dërrmuar. Nërsa para gazetarëve u shfaq i nxirë në fytyrë, ai nuk arriti që ta fshehë dot përpara kamerave shokun psikologjik që kishte pësuar pasi mori vesh live nga Edi Rama, se jo vetëm nuk e kishte bërë ministër të rëndësishëm siç deklaronte poshtë e përpjetë, por edhe i kishte hequr nga dora çelësat e partisë e mbi të gjitha ata të pashallëkut Elbasan, ku kontrollonte për 8 vite punët e bardha e të zeza.
Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar videon me shënimin “Elbasan Arena: Rama ik! sb”.
Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar videon me shënimin “Elbasan Arena: Rama ik! sb”.