Deputetja e PS, Bozo: Askush nuk mund ta pengojë Berishën të futet në Parlament

Deputetja më e vjetër e PS, Bozo deklaron se askush nuk mund ta pengojë Beriushën të futet në Parlament sepse ai ka marrë mandatin nga populli.

“SHBA-të që kanë marrë atë vendim kanë pasur arsye shumë të forta, nuk e diskutoj fare, aq më tepër për një person që ka drejtuar për aq vite. Nëse hyn apo jo në parlament kjo varet nga dëshira e personit vet. Atë e ka votuar populli, ndaj nuk ka asnjë që ta pengojë të hyjë në parlament. Atë e pengon vetëm vetja e tij nëse e vendos vetë, por nuk e pengon dot njeri.

Deputetja më e vjetër në Parlament, Luljeta Bozo ka dhënë mendimin e saj në lidhje me shpalljen non grada të ish-kryeministrit Sali Berisha nga SHBA. Ajo tha për Flash news albania se ky vendim është marrë me arsye shumë të forta, mirëpo nuk i kurseu dhe fjalët e mira për Berishën. Ajo tha se atë nuk e pengon asnjeri që të vijë në parlament vetëm nëse e vendos ai. Bozo bëhet kështu e para në partinë Socialiste që del pro ardhjes së Berishës në parlamen”, shprehet Bozo.

Artikulli paraprakDështimi i programit të vaksinimit kundër COVID-it
Artikulli tjetërSkandali/ Si Rama e rriti vlerën e koncesionit Thumanë-Kashar nga 161 milionë euro në 450 milionë euro