I vihet zjarri kodrave me ullinj në fshatin Vërtop të Poliçanit. Bëhet e ditur se, zjarri është vënë në mënyrë të qëllimshme nga një banor.
Zjarri ka nisur fillimisht në zonën mbi banesat e fshatit Vërtop, por i favorizuar nga era është përhapur me shpejtësi drejt faqes kodrinore, duke shkrumbuar deri më tani dhjetëra hektar me ullinj.
Mësohet se për shkak të zonës së thepisur kodrinore,është e vështirë hyrja e mjeteve në zonë dhe shuarja e flakëve po kryhet me mjete rrethanore nga punonjësit zjarrëfikës dhe vetë banorët e zonës.
Zjarri është duke përparuar me shpejtësi në pjesën e pasme të kodrës.ndërkohë që askioni për shuarjen e tij duket i vështirë për shkak edhe të errësirës.