Foto/ Gazetari zbulon fermat me drogë me hibridin e ri të kanabisit Made in Albania, “Gorrilla”

Shqipëria jo vetëm që është mbushur me kanabis, por këtu po kultivohet masivisht një lloj droge e re me një farë të modifikuar në kushte laboratorike në Spanjë.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i cili prej shumë ditësh ka qenë duke udhëtuar në zona të ndryshme të vendit, ka zbuluar ferma model të kanabisit në kulmin e rritjes.

Gazetari ka shpërndarë disa foto në faqen e tij në Facebook, por nuk tregon vendin konkret ku gjenden këto ferma gjigante kanabisi të ndërtuara në mënyrë perfekte.

Hoxha thotë se do të japë detaje gjatë ditës së sotme, edhe për farën e re të modifikuar në laboratorët e Spanjës që po kultivohet masivisht në Shqipëri.

“Në XHUNGEL, 
Sigurisht nuk jemi në Afrikë.
As në xhunglën e Amerikës Latine.
Por jemi në xhunglën shqiptare, me hibridin më të ri të kanabisit Made in Albania, “Gorrilla”.
Një farë e modifikuar në kushte laboratorike në Spanjë dhe e kultivuar për herë të parë në Shqipëri”, shkruan Hoxha.

Çfarë është kanabisi “Gorrilla”?

‘Gorilla’ është një hibrid jashtëzakonisht i fuqishëm, që deri vonë ishte i disponueshëm vetëm në SHBA. Me nivelet e THC që ndonjëherë tejkalojnë 25%, ajo jep një maksimum të jashtëzakonshëm të relaksit së bashku me një eufori balancuese. Për shkak të fuqisë së saj, ‘Gorilla’ gjithashtu ka potencial të mirë mjekësor nëse merret e përpunuar me recetë nga mjeku në vendet që e kanë lejuar, gjë që e bën atë një zgjedhje të mirë për të ndihmuar me dhimbjet kronike dhe sëmundjet e tjera.

Gorilla është gati për të korrur pas 8-9 javësh të lulëzimit dhe është llogaritur për prodhimin e lartë të rrëshirës dhe aftësinë për të marrë lëndë ushqyese në mënyrë efikase. Me siguri, kultivuesit nuk do të djersitin shumë duke rritur dhe korrur një farë të keqe! ‘Gorilla’ është një hibrid i balancuar 50% Indica/Sativa.

Kanabis

kanabis1

4 2

Artikulli paraprakEnigma e tejdukshme shqiptare
Artikulli tjetërJetëgjatësia e Ronaldos në fushë dhe trajnerët e tij…