Paloka: Azemi, pjesë thelbësore e historisë së PD dhe pluralizmit në Shqipëri

Kryetari i Këshillit Kombëtar në PD, Edi Paloka, përkujtoi sot Azem Hajdarin. Paloka shkruan në një postim në Facebook se, Azemi është një pjesë thelbësore e historisë së PD dhe pluralizmit në Shqipëri.

Paloka shkruan më tej se, Azem Hajdari dhe Sali Berisha janë pjesa më e mirë e historisë sonë, të historisë së shqiptarëve gjatë këtyre 30 viteve pluralizëm!

Postimi i Palokës në Facebook

23 vite me pare ne humbem Azem Hajdarin ne nje pusi te ngritur nga bandat e pushtetit! Humbem nje nga luftetaret e vertete per liri dhe te drejta, mbase te paperseritshem ne llojin e tij! Azemi eshte nje pjese thelbesore e historise se PD dhe pluralizmit ne Shqiperi.

Azemi eshte shembulli me i qarte se liria dhe te drejtat fitohen ne beteja balle per balle, ne beteja te forta e te veshtira, qe mund te kerkojne dhe sakrifica sublime, por pa te cilat eshte e pamundur te fitohet. Azem Hajdari dhe Sali Berisha jane pjesa me e mire e historise sone, te historise se shqiptareve gjate ketyre 30 viteve pluralizem!

Nderimi i kesaj historie nuk eshte thjeshte detyrim moral i yni, por detyrim ndaj vlerave dhe bazamentit te parimeve mbi te cilin duhet te ngrihet dhe e ardhmja e ketij vendi!

Respekt e nderim!

Artikulli paraprakPD denoncon kanabizimin: Shqipëria një serë e madhe hashashi me urdhër politik të Ramës
Artikulli tjetërBelgjika rikthen vizat për shqiptarët