Kancelarja Merkel kundër projektit Rama-Vuçiç: Vazhdoni me Procesin e Berlinit!

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ndodhur në Tiranë në kuadër të takimeve të saj me liderët e rajonit, ka treguar se çfarë ka biseduar me ata gjatë kësaj vizite.

Në një konferencë për mediat të mbajtur me Edi Ramën, Merkel vuri theksin e saj në vijimin e nismës për Tregun Rajonal që është iniciuar në Procesin e Berlinit.

Pjesë nga fjala e kancelares gjermane, Angela Merkel

Marrëdhëniet me Shqipërinë janë mjaft të mira. Ne mund ta zgjerojmë më tej. Përgëzoj Shqipërinë për nismën e saj që ka marrë për rikonstruktuar sistemin e drejtësisë.

Hapja e negociatave nuk u bë dot gjatë presidencës gjermane, për shkak të vetos bullgare, por ne kemi dhënë shumë forcë e energji.

Bashkëpunimi në shumë dimensione është forcuar. Kemi folur për nisjen e punimeve të autostradës së paqes. Një temë tjetër ishte që vendet e Rajonit do t’i bashkohen BE-së, këto vende do t’i bashkohen edhe detyrimeve për klimën. Këtu ka shumë rëndësi për bashkëpunimin rajonal.

Këtu përshëndes shprehimisht nismën e tregut rajonal. Jo të gjithë i janë bashkuar kësaj nisme. Disa kanë nisur, disa po mendohen që t’i bashkohen procesit të Berlinit.

E theksoj; Procesi i Berlinit nuk është zëvendësimi i anëtarësimit në BE.

Artikulli paraprakZbulohet fjalimi i Ronaldos për lojtarët te Manchesteri: Unë jam kthyer këtu për dy arsye
Artikulli tjetërRama sulmon Kosovën dhe u mbyll mikrofonin gazetarëve të saj në konferencën me Merkel