Berisha takohet me demokratët

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka nisur bashkëbisedimin me qytetarët dhe anëtarët e PD. Në nismën ‘Foltorja…’ ish-kryeministri Berisha tha se, sot është një ditë e zezë për Shqipërinë, pasi betohet njeriu që shkatërroi vendin.

“Sot është ditë fatkeqësie pasi betohet njeriu që me PPP, vjedhje në tatime, taksa, e ka ngjitur vendin në çatinë e botës për korrupsion. Ne jemi banorët e vendit të 2 më të korruptuar të botës. Sot është ditë fatkeqësie për Shqipërinë, pas në parlament betohet njeriu që e shndërroi shqipërinë në delen e zezë të Europës”, tha ndër të tjera Berisha.

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha

Sot betohet për herë të tretë njeriu që ndërtoi narko shtetin e parë në Europë. Sot është ditë mynxyre kombëtare në betimin për herë të 3 të Edi Ramës si kryeministër, pasi në 8 vite ka mjeruar shqiptarët.

Para 8 vitesh, shqiptarët merrnin pagat më të larta në Ballkan, ndërsa sot marrin 30% më pak se qytetarët e Kosovës.

Sot është ditë fatkeqësie pasi betohet njeriu që me PPP, vjedhje në tatime, taksa, e ka ngjitur vendin në çatinë e botës për korrupsion. Ne jemi banorët e vendit të 2 më të korruptuar të botës. Sot është ditë fatkeqësie për Shqipërinë, pas në parlament betohet njeriu që e shndërroi shqipërinë në delen e zezë të Europës.

Sot betohet njeriu që duke zbatuar politikat anti-kombëtare të Çubrilloviçit, të varfërisë, ç’punësimti të tyre, të mungesës së punës, lirisë, detyroi 520 mijë shqiptarë që të largohen nga Shqipëria në 5 vite.

Nga viti 2007-2011, qeveria e PD-së ja doli që të rritet popullsia e Shqipërisë dhe kjo është një arritje historike. Sot betohet njeriu që me politikat anti-shëndetësore, ç’njerëzore që ndoqi ndaj Covid, ka bërë që në statistën e Eurostat të jemi me vdekshmërinë mbi 250 %, më e larta në Europë.

Një komb, një vend zhvillohet, përparon, forcohet, i rritet autoriteti vetëm e vetëm kur drejtuesit, qytetarët mbrojnë interesin kombëtar.

Sot për kombin është një ditë e zezë sepse betohet në parlament një njeri që ka shndërruar Tiranën në një vasal të Beogradit, epiqendër të luftës së ftohtë kundër Kosovës. Ky argat i Vuçiçit, Procesit të Berlinit të ndërmarrë nga kancelarja Angela Merkel.

Në vitet 2011-2012 u hartua nga serbofilët Ballkani 6+2. Çfarë parashikonte ky projekt? Rilindjen e Jugosllavisë. Do të formohej, parlamenti, qeveria, banka të gjitha me qendër në Beograd. Pra do të formohej Jugosllavia. Konceptin nga fundi i vitit 2013 e mori kancelarja Angela Merkel. E çfarë bëri ajo. Ja hoqi të gjitha organet serbomadhisë.

Në atë kohë kishte një diskutim që me Ballkanin Perëndimor të mbaheshin partnerë, të ndihmoheshin, por jo të anëtarësoheshin. Por kancelarja mendonte ndryshe.

Mini shengeni dhe Ballkani i Hapur nuk kishte asnjë qëllim tjetër, veç vendosjes së hegjemonisë serbe dhe eliminimin e shtetit të Kosovës.

80% e kontenierëve vijnë nga Kina dhe paguajnë taksa. Me marrëveshjen që duan këta, këta konteinerë do të shkojnë në Beograd dhe do të kthehen këtu pastaj pa asnjë taksë dhe tatim.

Artikulli paraprakBasha: Në betejën mes të shkuarës dhe të ardhmes PD ka zgjedhur aleancën me qytetarët, Rama krimin dhe klientët e tij
Artikulli tjetërTabaku: Shqipëria po varfërohet përditë, sot qeverisemi nga gangsterët dhe të korruptuarit