Shihni në pasqyrë shemtinë e qeverisjes tuaj

Nga Flamur HOXHA

FJALIMI NE KUVEND

Nga kjo foltore e Parlamentit shqiptar, në ketë fjalë të parë për mua në këtë legjislature, përshëndes ngrohtësisht cdo votues e cdo banor të qarkut Kukës që më kanë sjellë këtu, krenar me mbi 11 mije vota diference ndaj rilindjes socialiste. Faleminderit tropojane, hasjane e kuksiane.

E lexova programin qeverisës. Shumë zhgënjim për mua.

Ne emër te cdo banori te qarkut te Kukesit, pyes qeverinë dhe kryeministrin : perseri do te vazhdoni ta zhvatni e ta varferoni rajonin e Kukësit nga i cili merrni e grabisni pasuritë më të mëdha për gjithë vendin duke i lënë ata banore në shperfilljen me të madhe?

Asgjë nuk u jepni kuksianëve, hasjanëve e tropojanëve në këmbim të pasurive ujore, energjitike, minerare e pyjore që ua merrni atyre pa këmbim.

Vijmë në këtë legjislaturë nga një fushatë e pandershme zgjedhore, ku makineria shtet u soll si e tërbuar ndaj votuesve në qarkun e Kukësit, ku perdori kulac e kërbac ndaj qytetarëve, nga nje fushatë absurde ku qeveria Rama e konsumuar për tetë vite me skandale, arrin te fitojë gati 10 deputetë më shumë se sa kishte, gje kjo e paimagjinueshme as per librin Gines.

Ja cila është piktura që ka bërë ne qarkun e Kukësit qeveria Rama në 8 vite:

Banorët e Kukesit mund te harrojnë shumë gjëra, por pabesinë e burgun për traun ndares ne Udhën e Kombit në Kalimash nuk e harrojne dot kurrë .

Mbi 50 përqind e forces së aftë për punë është e papunë, 60 perqind e buxhetit të familjeve shkon vetëm për tu ushqyer, cmimet jane rritur në menyrë agresive, rreth 6 mije familje jetojne me ndihmë ekonomike poshtruese e tallëse dhe cdo vit emigrojnë rreth dy mijë banorë.

Sipas zyres së punës të qeverisë në prill 2021 numri i rregjistruar të papunë në qark është 7892 persona.

Invalidet e minierave që janë shumë në qarkun Kukës gjenden në situatë pa pension të plotë e pa rimbursime ilaçesh.

Nuk ka trajtime për të sëmurët në spitalin e Kukesit. Ne qeverisjen tuaj njerzit thonë rroftë spitali i Prizrenit e i Gjakovës se atje gjendet zgjidhja për analiza mjeksore, per dializë, për covid 19 e për cdo gjë tjeter serioze. Falenderojmë spitalet e Prizrenit e të Gjakovës se ndryshe për banorët e qarkut te Kukësit do te ishte bërë hataja.

Banoret e paguajnë energjinë që mungon shpesh, por shtyllat elektrike ne shume fshatra jane që nga koha e diktatures.

Rrugët mungojnë në cdo fshat.

Prej shumë vitesh nuk jepet kompesimi i tokave te përmbytura.

Një nga pikturat me te shëmtuara të 8 viteve qeverisje mbeten depozitat e ujit mbi cdo pallat te Kukësit sepse ujë ka vetëm një orë në ditë me leje qeverie.

Për të mos folur më tej për sherbimet e nevojshme administrative që një banori i duhet të udhëtojë me ditë të tëra nga fshatrat më të thella drej zyrave rajonale ne qytetin e Kukësit e me tej. Kjo është mjeshtria kriminale socialiste per t’ia nxire jeten qytetarit, konsumatorit, shtetasit shqiptar.

Asnjëhere besueshmeria e qeverisë nuk ka qenë më e ulet në historinë e shqiptareve, njerzit nuk besojnë më në qeveri, u duket e huaj, qeveria vlen vetëm për një rreth të ngushtë përfituesish. Ne realitet ju nuk jeni mazhorance morale e këtij vendi, këtë e dini dhe e ndjeni edhe ju që me kalkulime te pandershme keni marre zgjedhjet e 25 prillit 2021.

U fol këtu për programin e ri te qeverise. Ka shume farse e shou.

Në të gjitha raportet ndërkombëtare dhe të dhomave të biznesit kemi përkeqësim të klimes së biznesit, me përformancën e ekonomisë në renie më të gjithë gjeneruesit kryesorë si punësimi, investimi,eksportet e shërbimet.

Realiteti i sipermarrjes se manifatures eshte dëshpërues. Si deshmitar bashke me shume sipermarres te tjera premtuat mrekulline ne programin qeverisës të 2013. Sot po ofroni lemoshe me kete program te mandatit te trete, nderkohe qe ne keto tetë vite kemi Shqiperine jo konkuruese ne rajon, me taksa e kosto te larta qe ju rritet cdo vit dhe sot mbi 70 perqind e kesaj sipermarrje jane drejt falimentimit apo shitjes se tyre. Ky eshte dinjiteti aktual qe i ofrohet fale qeverisjes tuaj gjate ketyre tete viteve qindra ndermarrjeve dhe mijera punonjesve shqiptare te ketij sektori.

Nuk me ngelet tjeter vec te ju pyes, a do te ndertoni aeroporte per avionet cimka te droges ne Divjake, Ishem apo derdhje te Semanit…?

Kam bindjen se opozita dhe deputetet e saj, ne kete kuvend do te kene gjithmone kurajon e dinjitetin te vihen perballe jush dhe te bejne qe ta shihni ne pasqyre shemtine e qeverisjes tuaj.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërDiktatura të perceptuara