Parë nga më pak se dy vite largësi, pandemia ka formën e një frakture. E evidenton këtë European Council on Foreign Relations (ECFR) në një studim të ri të botuar më 1 shtator, të titulluar “Europe invisible divides: How covid-19 is polarising European politics”, firmosur nga Ivan Krastev, shkrimtar dhe President i Center for Liberal Strategies, dhe Mark Leonard, Drejtor i ECFR. Studimi përqëndrohet mbi atë sesi kemi ndryshuar, si mund të ndryshojmë akoma dhe mbi rreziqet që po bartin shoqëritë tona. I pari është se, më shumë se më parë, jemi përballë dy Europash, bile dy pandemishë. Perceptimi është se ajo që ka ndodhur gjatë këtyre muajve ndryshon shumë nga vendi në vend, sipas linjave që pjesërisht ndjekin ndarjet që janë krijuar në krizat e mëpasme, atë të borxhit dhe atë të refugjatëve. Është e mundur të bëhet një hartë e frakturave të reja dhe studimi ka zbuluar dy grupe kryesore midis europianëve. Nga njëra anë janë ata që “janë goditur drjetpërsëdrejti ose jo nga Covid-19, në kuptimin që anëtarët e tij janë sëmurur rëndë dhe kanë pësuar humbjen e ndonjë të afërmi. Një grup i dytë referon se nuk janë goditur nga sëmundje apo vdekje, por se kanë përjetuar vështirësi ekonomike të mëdha. Kurse një grup i tretë nuk është goditur aspak”.
Sfida do të jetë që këto fraktura të mos transformohen nga “ndarje e heshtur” në “skizmë të madhe”, që të rrezikojë dëmtimin e shoqërive tona, euros dhe sidomos demokracive. “Të gjitha këto ndarje, thotë Ivan Krastev për “Il Foglio”, në fund do të influencojnë në implementimin e Next Generation EU. Por pavarësisht ndarjeve, një bëhet shumë e qartë pas krizës, në një botë që është bërë më e copëzuar e më pak bashkëpunuese: suksesi i Bashkimit Europian është mënyra e vetme për europianët që të ruajnë ndopak rëndësi në politikën globale”.
Përveç frakturave midis europianëve, konfirmimi i dy Europave që bashkëjetojnë jo gjithmonë me dëshirë, shpesh me shpejtësi të ndryshme, por megjithatë gjithmonë bashkë, ekzistojnë ndarje të tjera interesante për t’u nënvizuar. Janë të brendshme, përshkojnë shoqëritë e qeveritë tona dhe kanë të bëjnë me një fjalë që së fundit e shohim të shtrembëruar dhe të ulëritur kot: lirinë. “Realiteti i zbuluar nga sondazhi jonë është se në kontekstin e pandemisë europianë janë gjendur të ndarë lidhur me ato që besojnë se janë motivet e qeverive prapa kufizimeve të Covid-19”.
Tre frakturat e mëdha brenda vendeve janë: të rinjtë dhe të moshuarit; kujt e ka perceptuar pandeminë më shumë si krizë ekonomike dhe kujt më shumë si shëndetësore dhe e treta është pikërisht midis kujt është i ndjerë i privuar nga liria e tij dhe kujt është ndjerë i mbrojtur nga kufizimet. Në realitet, të tre frakturat qëndrojnë bashkë, janë pjesë e së njëjtës histori, me arësye të ndryshme. “Në romanin e 1957 me titull “Il barone rampante”, Italo Calvino rrëfen historinë e baronit të ri Cosimo të cilit i kishte ardhur aq shumë në grykë nga mënyra e jetesës e prindërve të tij sa që refuzoi ta hante supën me kërmij që i impononin, u ngjit pemëve të oborrit dhe premtoi se nuk do të zbriste kurrë më, thotë Krastev. Cosimo e mbajti fjalën dhe jetoi midis gjetheve, përjetësisht larg nga gjenerata e vjetër”, kriza e Covid-19 rrezikon të krijojë një skizmë të ngjashme, “një efekt Cosimo”.
Ai gjeneracional është hendeku më i qartë midia të gjithë atyre që dalin nga sondazhi: “Rreth 2/3 e të anketuarve me moshë më të vjetër se 60 vjeç nuk mendon se është goditur personalisht nga kriza e koronavirusit, por midis të intervistuarve me moshë më të re se 30 vjeç, vetëm 43% ndjehet se nuk ka qenë goditur. Franca dhe Danimarka janë vende t vetme ku shumica e nën30 vjeçarëve pohon se nuk është goditur nga kriza”.
Ka vende ku megjithatë janë mbi60 vjeçarët ata që ndjehen më të goditurit: Spanja, Portugalia, Hungaria dhe Polonia. “Nëse të moshuarit e kanë përjetuar pandeminë si një kërcënim ndaj jetës së tyre, të rinjtë e kanë përjetuar në fakt si kërcënim ndaj mënyrës së tyre të jetesës”.
Ka pasur një vëmendje më të madhe ndaj të moshuarve, të dobtëve dhe kësaj i shtohet tendenca e shoqërive tona që po plaken gjithnjë e më shumë për të ndërtuar politika të studiuara më shumë për të moshuarit sesa për të rinjtë. Këta dy faktorë u kanë dhënë të rinjve ndjesinë se janë ata që u është dashur të sakrifikohen, janë ata që u është dashur të heqin dorë nga disa liri dhe mundësi. Për të ruajtur të tashmen është vënë në hipotekë e ardhmja, jo pa pasoja. “Një prej pasojave më të qarta deri më tani është një valë cinizmi midis të rinjve lidhur me qëllimet e qeverive. Për shembull, sondazhi tregon se të rinjtë kanë më pak probabilitet të besojnë se motivi kryesor i qeverive në futjen e kufizimeve të lidhura me pandeminë ka qenë kufizimi i përhapjes së virusit. Midis të intervistuarve me moshë më të re 30 vjeç, 43% është skeptike lidhur me motivet e qeverive të tyre: 23% mendon se qeveritë dëshirojnë kryesisht të krijojë dukjen e kontrollit, ndërsa një 20% i mëtejshëm pohon se qeveritë po e përdorin pandeminë si pretekst për rritjen e kontrollit të tyre. Të dyja shifrat janë shumë më të ulëta midis të intervistuarve me moshë më të re se 60 vjeç (gjithësesi, bëhet fjalë për 14% e të intervistuarve të kësaj moshe)”.
Viktima e këtij cinizmi është demokracia, e cila nga kjo pandemi del e modifikuar dhe ndryshimet nuk janë ende krejtësisht të qarta. “Ajo që më preokupon është erozioni i besimit i të rinjve tek institucionet kombëate të përkthehet në një pakënaqësi në rritje për demokracinë. Një kërkim i Center for the Future of Democracy të Cambridge University tregon se edhe përpara krizës të rinjtë e sotëm janë një gjeneratë më e pakënaqur nga prezantiket e qeverive demokratike. Anëtarët e kësaj gjenerate janë më skeptikë ndaj meritave të demokracisë respektivisht jo vetëm gjeneratës së të moshuarve të sotëm, por edhe të rinjve të intervistuar në epoka të mëparshme”, thotë Krastev.
Ndarje e dytë është lidhur me perceptimin. Ka një hendek të konsiderueshëm midis kujt e ka përjetuar pandeminë si katastrofë ekonomike dhe kujt si katastrofë shëndetësore. Të parët janë skeptikë ndaj qeverive, besojnë në faktin se përfaqësuesit e tyre kanë abuzuar me mbyylljet për të rritur pushtetin e tyre. Janë Besimplotët, ku bëjnë pjesë sidomos njerëz që e kanë prjetuar krizën si problem shëndetësor. Dyshuesit dhe, së fundi, Akuzuesit. Për momentin shifrat janë pozitive, pasi 64% e europianëve futen në grupin e parë, atë të Besimplotëve. 19% është Dyshues, 17% Akuzues. “Numri më i madh i Akuzuesve gjendet edhe midis atyre që deklarohen se janë goditur jo vetëm ekonomikisht (23%), respektivisht atyre që nuk janë goditur (15%) dhe atyre që janë goditur nga sëmundja (17%)”.
Dyshuesit dhe Akuzuesit janë njerëz që më pak kanë pranuar dhe kuptuar kufizimet, që nuk janë ndjerë të mbrojtur, por të ekspozuar, që e vënë më shumë në diskutim autoritetin shtetëror, në emër të lirive të tyre. Sondazhistët i kanë pyetur të anketuarit sesa ndjejnë që liria e tyre ka ndryshuar, sesa kjo e fundit është modifikuar, zgjeruar apo kufizuar respektivisht jetës së tyre paraCovid-19 dhe këtu deformimet janë të qarta. Vendi me përqindjen më të lartë të njerëzve që ndjehen të lirë është Hungaria, që është edhe vendi me përqindjen më të lartë të qytearëve që beson se qeverisë i është dashur të zbatojë më shumë kufizime për të mbrojtur shëndetin. Qeveria e Viktor Orbán ka qenë midis atyre që kanë kërkuar më shumë të përfitojnë nga pandemia për të vendosur rregulla të reja. Janë në fakt vendet ku lockdown ka qenë më i lehtë ato ku njerëzit ndjehen më pak të lirë. Për shembull, në Gjermani 49% e të intervistuaarve thonë se ndjehen më pak të lirë, e njëjta në Austri. Argumenti i lirive shtyn që të rishikohet edhe koncepti i demokracisë. Që jemi në mes të një ndryshimi, të cilin ende duhet ta kuptojmë, është e qartë, por ndërkohë Krastev dhe Leonard shkruajnë se ka tre vende në veçanti për t’u mbajtur në mbikëqyrje që të kuptohet sesi koncepti i lirisë, ndjenja e lirisë dhe përfaqësimi politik po i ndryshojnë sistemet tona. Këto tre vende janë Polonia, Gjermania dhe Franca.
Polonia është vendi ku qytetarët e intervistuar kanë akuzuar më shumë qeverinë e tyre se e ka shhfrytëzuar pandeminë për rritjen e e kontrollit mbi votuesit dhe përqëndruar pushtetet. Është rritur edhe hendeku midis opozitës dhe mazhorancës. Varshava është shembulli i një demokracie të polarizuar, ku pjesa më e madhe e popullsisë është e lodhur e mosbesuese dhe konsideron si përgjegjëse të këtyre situatave jo virusin, por qeverinë. Polonia është edhe një vend që gjatë këtyre viteve të fundit ka përjetuar edhe sesa shpejt mund të vihet në rrezik një demokraci: çmontohet copë pas cope dhe më pas e është e vështirë të rregullohet. Gjatë pandemisë Polonia i ka parë liritë e saj të vihen edhe më shumë në diskutim dhe qytetarët kanë frikë se mos qeveria po i përdor kufizimet e lidhura me pandeminë si pretekst për ta rritur kontrollin e saj. Në Gjermani situata është e kundërt, por vendi është arketipi i një fenomeni tjetër. Nuk ka polarizim, por Gjermania është vendu ku pjesa më e madhe e popullsisë nuk ndjehet e lirë. Kjo ndjenjë lirie e shkelur dhe e kufizuar i përket 49% të popullsisë dhe është transversale midis të gjitha partive. Edhe votuesit e CDU, partisë së Angela Merkel, janë lodhur nga kufizimet, kurse ata që ndjehen të lirë është 71% e votuesve të AfD, partisë së ekstremit të djathtë gjatë këtyre muajve ka organizuar manifestime kundër lockdown dhe kundër vaksinave.
Franca është vendi i tretë arketip i politikave të reja. Është vendi i përmbysjes, shembulli i një “demokracie jobinare”, ku tendencat dhe idetë politike tashmë janë dizajnuar nga pandemia. Kriza i ka shtyrë mbështetësit liberalë e centristit Emmanuel Macron të mbështesin një qasje shtetërore shumë ndërhyrëse, ndërsa mbështetësit e Marine Le Pen, partia e së cilës shpesh ka kërkuar më shumë ndërhyrje shtetërore, tani shprehen si tribunë të lirisë kundër pushtetit represiv të shtetit pandemik. “Ndërsa deri dje populistët e djathtë këmbëngulnin për aksione më të vendosura të qeverisë në aspekte të ndryshme të jetës, tani në kontekstin e pandemisë papritmas janë ripozicionuar si mbrojtës të lirive individuale – thotë Krastev dhe kjo zbatohet edhe në rastin italian. – Nuk e shoh akoma shfaqjen e lëvizjeve politike të lindura nga kriza e Covid-19, por e shoh pandeminë të intensifikojë disa përçarje politike dhe t’i detyrojë edhe partitë politike të ripozicionohen”.
Rreziqet duhen parë në mënyrë graduale, mosbesimi ndaj shoqërive nuk përkthehet në mosbesim kundrejt Europës: “Në disa shoqëri kriza e besimit ndaj qeverive kombëtare çon në rënien e besimit ndaj Bashkimit Europian, por në shumë shoqëri rënia e besimit ndaj qeverive kombëtare përkthehet në një rritje të besimit ndaj tij”.
Nën akuzë janë qeveritë, për këtë fraktuara midis europianëve është ende pak e qart, e “padukshme”, nuk është e fortë si në krizat e mëpasme, por më e sfumuar, dhe nga këtu lind rreziku për demokracinë. Megjithatë, në fillimet e pandemisë, reagimi i qytetarëve ka qenë ai i besimit ndaj qeverive, gjë që pasqyrohej edhe në sondazhe: të gjjithë liderët ishin në rritje. Ishte një efekt rally around the flag që më pas është venitur, thuajse papritmas. “Kur Mike Campbell e kanë pyetur në “Fiesta” e Ernest Hemingway sesi përfundohet në falimentim, përgjigja e tij ka qenë e drejtpërdrejtë: ““Në dy mënyra. Gradualisht dhe pastaj papritmas”. E njëjta gjë ndodh në politikë”, konkludon Ivan Krastev.
(nga Il Foglio)
Përgatiti
ARMIN TIRANA