Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, në fjalën e tij të mbajtur në Kuvend, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të ngrihen dhe të luftojnë për veten dhe fëmijët e tyre.
Ai u shpreh se në Parlament nuk ka më çfarë të thuhet, pasi ky Parlament është i njëjti si ai i para 8 viteve, teksa shtoi se qytetarët nuk duhet të fshihen më pas dobësive të opozitës, sepse luftën nuk duhet ta bëjnë për karriget e deputetëve.
“Nuk kemi më çfarë të themi. Çfarë vlere kanë fjalët më me këta? Çfarë vlere kanë fjalët me këtë kryeministër? Do i themi që janë të lidhur me krimin? E Ka marrë vesh gjithë bota më parë. Do i themi Ramës që është anti-shqiptar? E ka për mburrje. Çfarë do it hemi? Ato që i kemi thënë, që ëhstë mashtrues, arrogant, dështak, të gjitha të zezat i ka. Do ia themi prapë? Nuk i bëjnë përshtypje. Shpresoj që nuk kishte njeri iluzionin nga kolegët e mi se Rama do të ndryshonte, se ky Parlament do jetë ndryshe nga ai i 8 viteve, se na ka shtrirë dorën. E di që nuk e beson njeri këtë. A kemi lënë skandal pa denoncuar në 8 vite? Ministër, qeveritarëm hajdutë të kësaj administratë pa demaskuar? Asnjë s’kemi lënë. Çfarë do vazhdojmë të themi? Këta ehde në këtë moment janë duke vjedhur.
Para 25 prillit nuk e gjeje një socialist të ndershëm të mbronte këtë kryeministër. Ulnin kokën në rastin më të mirë. Është kryeministri më i urryer ndër shqiptarë, por erdhi 25 prilli dhe bleu votat, e sot na del prapë aty. Prandaj kam një fjalë vetëm për shqiptarët, për ata që nuk e shesin votën. Nëqoftëse ju dhumbset liria, familja juaj, e ardhmja e fëmijëve tuaj, ngrihuni luftoni për ta. Ngrihuni luftoni, ose ndëryshe hajde ulim kokën të gjithë dhe të pranojmë t’i nënshtrohemi një bande hajdutësh e kriminelësh. Boll më me justifikime. Mos u fshihni pas dobësive të opozitës, mos luftoni për ne. Mos u ngrini për karriget tona, ngrihuni për vete, ose për fëmijët tuaj”, tha Edi Paloka.