Një aksident me një të vdekur ka ndodhur sot në aksin dytësor Tiranë-Durrës.
Policia njoftoi se, rreth orës 11:10, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues shtetasin maqedonas V.G, ka përplasur këmbësoren shtetasen D.H., rreth 66 vjeçe.
Kjo e fundit ka ndërruar jetë në spital.
Viktima e cila ishte kaluar rrugën është përplasur një mjet tip kamion.