PD: Basha në asnjë moment nuk e ka etiketuar bazën e PD si antiamerikane

Deklaratë e Partisë Demokratike

Në lidhje me spekulimet që qarkullojnë mbi mbledhjen e sotme të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së, Partia Demokratike deklaron:

Kryetari i Partisë Demokratike në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë, që është shpirti i PD-së, si antiamerikane. Ky është një trillim i qëllimshëm nga ata që prej kohësh keqpërdorin gjithçka për interesa personale.

Basha ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, janë dhe do të jenë aleati i Partisë Demokratike për një Shqipëri të zhvilluar dhe demokratike dhe askush nuk mund ta cënojë aleancën dhe partneritetin mes Partisë Demokratike dhe SHBA-ve.

Artikulli paraprakPas Agjensisë së propagandës, Rama tjetër Agjensi të “posaçme” në Kryeministri
Artikulli tjetërRaporti i Eurostat/ PD, Vokshi: Shëndetësia falas, mashtrimi dhe dështimi më i madh i Edi Ramës