Sulmohet serveri qëndror i SHÇBA në Ministrinë e Brendshme

Serveri i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme është sulmuar. SHÇBA në një njoftim për mediat bën me dije se specialistët pranë Sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit kanë arritur të parandalojnë tentativën sulm kibernetik në serverat qendror të institucionit.

SHÇBA bën të ditur se ndërhyraj në kohë ka bërë të mundur bllokimin e këtij sulmi duke mos lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit.

Njoftimi i plotë

Në përgjigje të interesit të medias, sqarojmë se specialistët pranë Sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit (IT) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë arritur të parandalojnë një tentativë për sulm kibernetik në serverat qendror të institucionit.

Nga ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë është bërë i mundur bllokimi i këtij sulmi duke mos lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit. Aktualisht, specialistët e IT po punojnë për rritjen e sigurisë së mëtejshme të të gjitha sistemeve dhe rrjetit të Shërbimit.

Duke falënderuar për mirëkuptimin dhe besimin ndaj SHÇBA, lutemi që për çdo ankesë të telefononi në numrin e gjelbër (pa pagesë) 08009090.

Artikulli paraprakProtesta/ Tensionohet situata në Kosovë
Artikulli tjetërEurostat: Rritja e çmimeve rriti me 2.7% inflacionin në muajin Gusht