Basha: Reciprociteti, e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës

Reagimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha:

Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot më! Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti. Kjo është e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. Sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit.

Qëndrimet e Beogradit ndaj vendimit legjitim dhe që nuk cënon asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga qeveria e Republikës së Kosovës, zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç dhe fshehjen pas fallsitetit të iniciativës së Novi Sadit.

Artikulli paraprakRonaldo lojtari më i paguar në botë, fanella e tij më e shitura në histori
Artikulli tjetërVeliaj i trembet përballjes me deputeten e PD në Gjykatë, Grida Duma: Nuk ka pajtim, më takon mua të bëjë një betejë