Fuqizimi i grupeve kriminale shqiptare duke ngritur shqetësimin për strukturimin dhe rritjen e aktivitetit kriminal është konstatuar në raportin e fundit gjashtë mujor Anti-Mafia italiane.
“Krimi transnacional përfaqëson një kërcënim real ndaj të cilit duhet të shfaqet një qasje globale dhe më e gjerë.
Kriminelët shqiptarë të pranishëm në pjesën më të madhe të territorit operojnë përmes niveleve të ndryshme. Disa veprojnë brenda grupeve të vogla, madje edhe atyre shumetnike, për kryerjen e krimeve.
Grupet shqiptare merren me trafik droge, shfrytëzim prostitucioni dhe kryerje krimesh, shpesh edhe me përdorim të armëve të zjarrit”, thotë raporti.
Në vitin që lamë pas, por edhe 2021-in përmes skuadrave të përbashkëta të hetimit mes Shqipërisë dhe Italisë janë goditur disa grupe kriminale që veprojnë në fushën e trafikimit të lëndë narkotike.