Si u bë doganier i dënuari për trafik droge në Itali

Një i dënuar në Itali për trafik droge ishte punësuar si doganier në portin e Durrësit. Julian Mandija, 42-vjeçari me banim në Durrës i cili u arrestua nga policia për llogari të drejtësisë italiane, ku ishte dënuar me 7 vjet e 4 muaj për burg për trafik narkotikësh rezulton të ketë qenë doganier në portin e Durrësit.

Mësohet se ai punonte prej vitesh në këtë port si kontrollor importi në sheshin e kontejnerëve.

Mandija u arrestua në Itali në 2014 bashkë me 4 të tjerë për 15 kg heroinë.

42-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian, njoftoi policia pas arrestimit

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. /Ora News/

Artikulli paraprakBorxhi publik 11 miliardë Euro, Qeveria ka kërkuar një tjetër hua tek Banka Botërore
Artikulli tjetërKomisionet online, PD: Asgjesim i parlamentarizmit me vendim antikushtetues dhe kundër interesit publik