Kryetari i PD të Kukësit, Arif Rexhmati shkruan në një postim në Facebook se, një tufë hajdutësh, pasi vodhën votat e shqiptarëve kanë uzurpuar zyrat e shtetit për të vjedh Shqipërinë!
Rexhmati ka reaguar pas kreu i bashkisë moniste, Safet Gjici e ka kthyer Bashkinë në funksion të PS.
Reagimi i Rexhmatit
Partia shtet, në zyrat e shtetit!
Një tufë hajdutësh, pasi vodhën votat e shqiptarëve kanë uzurpuar zyrat e shtetit për të vjedh Shqipërinë!
Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, duhet të përdoret për të diskutuar hallet e qytetarëve të Kukësit, dhe jo për rilindjen e Skënderbeut të Spiropalit&Co!
Gjiknuri me shokë e ka vendin në burg si hajdut!