Berisha denoncon skandalin: Jo vetëm që nuk jepet falas, por një fletore e klasës së parë kushton 6 mijë lekë!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e një prindi, sipas të cilit, 1 fletore e klasës së parë, jo vetëm që nuk jepet falas, por kushton 6 mijë lekë.

Sipas denoncimit, bëhet fjalë për fletoren e punës së matematikës. “Edhe vogëlushet e klasës së parë i rrjepin! Iu shesin 6000 lekë fletoren!”, shkruan Berisha, duke postuar denoncimin e mëposhtëm.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Përshëndetje Doktor! Uroj të jesh mirë! Kjo është fletorja e punës e matematikës për klasën e parë, dhe nuk është falas çmimi i saj është super i lartë 6 mijë lekë.

fletore

Artikulli paraprakThellohen përplasjet në PS, Gjiknuri paralajmëron Ballën!
Artikulli tjetërProtestë në Elbasan, banorët përplasen me policinë