Berisha-Ramës: Mos luaj me pluralizmin se do kesh fatin e etërve të tu

Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh në takimin me anëtarët e PD në Durrës se, gjatë 8 viteve në qeverisje Edi Rama burgosi shqiptarët më shumë se gjithë rajoni i marrë sëbashku.

Berisha tha se shqiptarët u burgosën për çështje civile, si në asnjë vend tjetër të planetit. Sipas Berishës, vetëm në një vit, Rama burgosi 38 mijë shqiptarë.

“Rama dëshmoi një pasion të shfrenuar për t’i parë shqiptarët në burg. Shqiptarët sot renditen në vendin me pagën më të ulët në Rajon, madje edhe poshtë Kosovës.

Edi Rama varfëroi shqiptarët, i detyroi të largoheshin nga vendi, sepse vrau shpresën.

Por pavarërisht të gjitha këtyre, Edi Rama rrëmbeu mandatin e 3-të qeverisës. Edi Rama është shndërruar në sherrin e vërtetë të Ballkanit, sëbashku me Aleksandar Vuçiç, duke ndëshkuar jo vetëm shqiptarët por mbarë Rajonin me nismat që ka marrë me Vuçiç”, tha Berisha.

Berisha paralajmëron Edi Ramën që të mos luaj me fatet e pluralizmit në Shqipëri se do ta presë fati i paraardhësve të tij.

“Unë e paralajmëroj Edi Ramën: Mos luaj me fatet e pluralizmit në Shqipëri se do të presë fati i paraardhësve të tu”, tha Berisha.

Artikulli paraprakPD: Do padisim Kokalarin, të provojë akuzat
Artikulli tjetërHumb jetën nga Covid-19 gruaja shtatzënë